Dramë në Inspektorat të Punës: Kryeinspektori i jashtëligjshëm suspendon Shefin e Inspektoratit në Prishtinë
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, i cili ishte emëruar jashtëligjshëm në këtë pozitë dhe këtë tashmë e kanë konfirmuar të gjitha instancat e drejtësisë, tashmë po vazhdon të marrë vendime kundërligjshëm ndaj zyrtarëve të tjerë të inspektoratit.
Së fundmi, ai ka marrë vendim për suspendimin e Ahmet Delollit, Shefit të Inspektoratit për Rajonin e Prishtinës.
Vendimi për suspendimin e Ahmet Delollit ka ardhur pasi që Komisioni Disiplinor kishte marrë vendim për ulje të një page për 30% ndaj Delollit.
Por, kjo nuk i ka mjaftuar Nikçit, i cili ka vazhduar me masa të tjera ndaj Delollit.
Ky i fundit, duke marrë parasysh se vendimet nga Hekuran Nikçi nuk njihen nga Këshilli i Pavarur për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Delolli ka shkuar sërish në zyrën e tij në dalje të Prishtinës.
Por, mëngjesin e 16 janarit, Delolli ka parë se zyra e tij ishte thyer një ditë më parë, jashtë orarit të punës dhe i ishte ndërruar cilindri i derës, e cila ia pamundësonte hyrjen në zyrën e tij personale.
Ai ishte njoftuar se nuk mund të ketë më qasje në zyrën e tij dhe për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Dëgjojeni rrëfimin e Delollit dhe si kishte ndodhur krejt ngjarja: