Dr. Cen Bytyqi emocionohet dhe qanë nga mesazhi i vajzës së tij, Dafina
Doktor Cen Bytyqi, ka qenë i ftuari i radhës për ‘Health Matters’.
Gazetarja jonë Qëndresa Uka-Matoshi, në një moment, ia ka lëshuar një video emocionuese dr.Bytyqit, ku i vjen nga vajza e tij, Dafina.
“Kemi shku në Zagreb, që të dy ne prindërit, por është vërtet një engjull, është shumë... ka njohuri, ka shkathtësi, fatmirësisht edhe bashkëshortin e ka të zotin. E mbaruan me sukses doktoraturën në Lion në Francë. Mas një kohe që e pata taku mentorin e tyne, se unë kam punu në një spital privat, kur e kam taku mentorin e tyre, tha unë jam friku që në fund të muajit ata do të kthehen, por i pashë aq të përkushtuar, kur ka shku tuj i pa këta në një fundjavë duke punu me pacientë, më tha se e kam pa që prej këtyre do dalë dicka, patën fitu bursë prej qeverisë franceze.
Dafina gjithmonë krijon klimë pozitive, kudo që është, në familje, në punë, në shtëpi. Ka fitu edhe çmimin e Akademisë si shkencëtare e vitit’.
Rrëfimi i plotë i doktor Cenit;