Ditari i Buzhalës: Deshtëm me të thirrë, po qëllove në helikopter
Në Ditarën e radhës të Buzhalës, Berati komenton përplasjet në mes të Presidentes Vjosa Osmanit me Kurtin, Konjufcën, Gërvallën (Jeta Statovcin etj).
“Na tjerët është mirë me bë kishe nuk po gëzohemi se mos po i ndreqim.
Jam kah e pres sahat e dakik, kur Arlind Manxhuka, ka me thënë: kukulla e Agim Veliut dhe Isa Mustafës edhe kjo me ia kthy Hugo Çavezi, edhe me u kthy qatje ku jemi kanë.
Kur jemi kanë të vogël e nuk na merrshin te dajtë e dojshim me plasë prej inatit, e të thojshin: po ti nuk ke në shpi se edhe ty patëm me të marrë, a në fakt ti nuk je kanë në plan me të marrë.
Vec sa nuk tha Glauku të thirrëm, po ti qëllove në helicopter në qat dakik.
Qysh ia bojmë tash kësaj pune, kur Presidentja po i konfirmon krejt ato që i kemi thënë për Asociacionin/Zajednicën.
Na kundërshtarët e establishmentit vetëm mundemi me iu ofru armë, qe platformën ku e ke, mundesh me folë, qe edhe ti Albin mundesh me folë.
Kjo e ka mirë, Glauku s’e ka keq”, thotë Buzhala.
Ditari i plotë: