Ditari i Buzhalës 44: Sa fytyra i ka Albin Kurti — Videot dëshmojnë se i ka disa - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 44: Sa fytyra i ka Albin Kurti — Videot dëshmojnë se i ka disa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përveç standardeve të shumëfishta, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, po i dalin edhe fytyra të reja në pah.

Fytyra e tij e re u publikua dje në një video duke thurur elozhe për Oliver Ivanoviqin – politikan serb i veriut të Kosovës është vrarë në rrethana të mistershme dhe akuzohet se ka vrarë shqiptarë.

Buzhala në Ditarin e tij ka komentuar një video ekskluzive ku Kurti dikur kërkonte kryqëzimin e Ivanoviqit, derisa sot kur është bërë kryeministër thur elozhe për të.

Nuk është veç Kurti, (ose ndoshta është veç Kurti) është VV-ja si subjekt që dikur lëshonte komunikata dhe drejtonte gishtin drejt Ivanoviqit për spastrim etnik dhe vrasje të shqiptarëve në veri.

Por, s’është vetëm raporti i tij me Ivanoviqin që ka ndryshuar. Dikur Kurti nuk “provokohej” as nga deputetja serbe Rada Trajkoviq, derisa sot është shndërruar në avokatin e saj.

Në Ditarin e Buzhalës gjeni edhe pamje të shqiptarëve të rrahur brutalisht “Rojet e Urës”, shefi i të cilëve ishte Oliver Ivanoviq.

Ditari sjell gjithashtu edhe viktima që e kanë identifikuar Ivanoviqin derisa ky kryente spastrim etnik mbi shqiptarët e veriut të Kosovës, ndërkohë që Kurti thotë se i njëjti ishte kujdesur për një vend multietnik.

Vetëm një ditë para videos së publikuar të Kurtit, zyra e tij ia mohoi fjalën kryetarit të Reçakut, që njëkohësisht është edhe veteran dhe invalid i luftës së UÇK-së.

Buzhala në Ditarin e tij komenton Adem Ramadanin, i cili vetë thotë se fjala iu mohua nga Zyra e Kurtit vetëm se ishte pjesë e UÇK-së dhe në fjalimin e tij përmendeshin krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

Lajme të ngjashme