Dehari ia ndalë mikrofonin Krasniqit, pasi ky i bëri thirrje të mos bëj shkelje kushtetuese
Vetëvendosje kërkoi edhe sot Komision në mënyrë që t’i hapet rrugë votës së fshehtë për kryeparlamentar.
Në momentin kur Memli Krasniqi mori fjalën, i bëri thirrje Avni Deharit që të mos vazhdojë në këtë formë sepse po bën shkelje kushtetuese, por Dehari ia ndali mikrofonin Krasniqit.
“Ju ftoj që përkundër presionit që keni nga partia që i takoni, mos bëni shkelje kushtetuese. Mos e bëni cirk këtë Kuvend, të qytetarëve, të popullit të vendi tonë”, tha Krasniqi.