'Edhe një sukses i radhës i Albin Kurtit në OKB’
Shtetet anetare te OKB’se, te çarmatosura nga argumentet dhe vizioni i liderit tone, votuan sot ne favor te rezolutes per ta kujtuar dhe shenuar per cdo vjet Gjenocidin e kryer ne Srebrenice nga forcat serbe, ne veren e vitit 1995, votim ky qe u kundershtua me te gjitha forcat nga Serbia, Republika Srpska, Rusia, Kina dhe satelitetet e ketyre shteteve.
Mirepo, potenca intelektuale e Kurtit, librat e shumte te lexuar prej tij, ishin kete here arme shume here me te fuqishme se sa armet nukleare te Rusise dhe Kines, se sa votat e tyre te perhereshme ne Keshillin e Sigurimit. Nje ngjarje e tille kaq madhore kurre nuk arriti te behej realitet gjate 20 viteve te kaluara, kur ne pushtet ishin ata qe e shkaterruan Kosoven, te cilet ne nje forme ose ne nje tjeter po punonin per Serbine dhe per Rusine.
Eshte per me te ardhe keq, qysh agjenti i Serbise, qe eshte gjithashtu edhe kryeminster i Shqiperise, e detyroi ambasadorin e tij ne OKB qe te votonte edhe ai ne favor te kesaj rezolute. Po tek e fundit keshtu veprojne agjentet.
Ata ne momente te caktuara tolerohen prej sponsorizueseve qe te kalojne ne taborrin tjeter, vetem e vetem qe t’i fshehin kembet e tyre. Nuk osht vec Shqiperia qe u kontrabanduar ne keso far forme. Njejte veproi edhe aleati historik i Serbise, Franca. Edhe ata votuan ne favor te rezolutes, qe e implikon direkt Serbine ne gjenocidin ne Srebrenice.
Kjo vote e Frances as qe na duhej. Shume me mire do te ishte qe edhe Franca te qendronte atje ku ka qendruar historikisht, se sa te pervidhej ne menyre dinake si gjoja aleate e Kurtit ne kete proces. Ne fakt mu personalisht me vjen keq per dyftyresine e krejt Perendimit, dyftyresine e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kurva si cdo here, keto shtete qe aq shume e duan dhe e ledhatojne Serbine dhe Vuciqin, sot ne OKB, kur e pane se nuk kishin kah t’ia mbanin, votuan edhe ato ne favor te idese dhe pikepamjeve te Kurtit, i cili e njeh serbine me mire se cdo kush. E njeh Serbine me mire se sa secili serb. Pse, a ka dikush qe vertete beson qe Gjermania e sponsorizoi kete rezolute sepse kishte deshire? Jo vllazen e motra, Gjermanise Kurti ia futi dy kambet me nje kpuce. I depertoi ne Bundestag, permes lidhjeve te tij, kryesisht ne komisionin per politike te jashtme, duke e detyruar qe te mos kishte rrugedalje tjeter, pervecse sa nenshkruante rezoluten e perpiluar nga Kurti dhe Bislimi.
Ne fakt ate e ka shkruar Zylfaj dhe Dalipi, kurse e kane redaktuar Kurti e Bislimi. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilat u dekonspiruan brutalisht nga mendja e holle dhe lapsi i mprehte i gazetarit Vudi Xhymshiti, u zune gjithashtu ne pozite offside’i. Ose duhej ta hiqnin masken dhe te dilnin haptas ne krah te Serbise dhe Rusise, ose te shtireshin se po votonin pro kesaj rezoluate. Jam absolutisht i tmerruar, qe nese vazhdoj edhe pak me kete editorial, nje pjese e njerezve, qe pervecse njerez jane edhe votues, do te fillojne te besojne ne vertetesine e kesaj imagjinate.
Keta njerez ka kohe qe po jetojne ne nje bote paralele, e ku ne kete bote, osht Kurti ne njanen ane, e ne anen tjeter e gjithe bota ne krah te Serbise. Njerezit normal dhe me logjike te shnoshe, sot e pane me syte e tyne qysh Perendimi ia perplasi Serbise per fytyre gjenocidin e kryer ne Bosnje. Osht i njojti Perendim qe e ka cliru Kosoven ne vitin 1999, e ka bo Kosoven shtet ne vitin 2008 dhe e ka konfirmu kete shtet ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.