Behrami: Krerët e UÇK-së në Hagë, shtetin e kanë pasë kundër - NACIONALE

Behrami: Krerët e UÇK-së në Hagë, shtetin e kanë pasë kundër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artan Behrami, thotë se krerët e UÇK-së në Hagë, shtetin e Kosovës në vazhdimësi e kanë pasë kundër.

“Institucionet 24 orë janë kundër krerëve të UÇK-së dhe në shërbim të Prokurorisë. Nuk po e them këtë si retorikë, por ka fakte.

Albin Kurti e ka mbajtë një ministre që ka deponu dokumente kundër krerëve të UÇK-së, Albin Kurti e ka mbajtë një ministre që i ka quajtë kriminelë krerët e UÇK-së.

Donika Gërvalla edhe sot nuk i qet pagesat e Prindon Sadriut në ambasadën e Shkupit.

Thuaji një gazetari tash, le t’i lyp shpenzimet për krerët e UÇK-së në Hagë, kur bëhen pesë minuta, menjëherë ta kthen kaq i kemi shpenzu.

Familjet e krerëve të UÇK-së, kanë mundur të dërgojnë edhe gjësende në Hagë, duke shfrytëzu postën, nuk e bëjnë më sepse ajo ua qitke në media, edhe gjana intime se çka kanë dërgu, kinse në emër të transparances.

Merri transkrpitet, presidentja e Kosovës kurrë nuk i ka përmend krerët e UÇK-së nëpër takime, vetëm: na jemi për drejtësi.

Krerët e UÇK-së shtetin e kanë pasë kundër. Ky është precedent në Evropën Juglindore”, tha Behrami në ‘live’ me Berat Buzhalën.

Lajme të ngjashme