Armend Zemaj lëshon foltoren për t’ia demonstruar deputetëve të VV-së gjatësinë e urës së Saradranit… - NACIONALE

Armend Zemaj lëshon foltoren për t’ia demonstruar deputetëve të VV-së gjatësinë e urës së Saradranit…

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gjatë seancës së Kuvendit ku u thirr interpelancë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë një veprim që s’e shohim shpesh.

Kur u diskutua për zhvillimet kapitale, deputeti i LDK-së tha se investimi i vetëm kapital i qeverisë Kurti është ura e Saradranit, 4 metra e gjatë.

Me ta thënë këtë fjali, Zemaj u nis katër hapa larg foltores së Kuvendit për të treguar se sa e madhe (e vogël) është ajo urë.

Replikën për këtë çështje ia dha ministri i Financave, Hekuran Murati.

Krejt në fund, Zemaj tha me shpoti se nëse VV-ja nuk di, të paktën le ta dëgjojë LDK-në.

Lajme të ngjashme