Albulena Haxhiu ua përkujton PDK-së deklaratat e tyre të dikurshme për aministimin e krimeve të luftës - NACIONALE

Albulena Haxhiu ua përkujton PDK-së deklaratat e tyre të dikurshme për aministimin e krimeve të luftës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një debat në mes të deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e VV-së ka bërë që për argument te nxirren incizimet nga arkivat.

Ishte Eliza Hoxha ajo që akuzoi qeverinë për çështjen e të zhdukurve.

Por, Haxhiu ia kujtoi PDK-së një deklaratë të Hajredin Kuqit ku thoshte se për krimet e luftës nuk do ta dënonte askënd.

Madje, Kuqi kishte shkuar aq larg sa të thoshte se do t’i amnistonte edhe palën tjetër (serbe) sepse ajo çfarë ka ndodhur është paguar me çmimin e Pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme