Albulena Haxhiu s’pret kurrgjë, s’flet për gazetarët
Kandidatja për kryeparlamentare e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk foli sot hiç para mediave.
Kujtojmë që sot është hera e 29-të që mblidhet Kuvendi, për të vazhduar në pikën ku ka mbetur – në atë ku VV-ja kërkon formimin e një Komisioni që do t’i hapte rrugë votimit të fshehtë për kryeparlamentar, pikë të cilën partitë që ishin në opozitë deri tani, e kundërshtojnë.