Albin Kurti: Të mos heroizohet Faton Hajrizi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rastin e Faton Hajrizit, ish të arratisurit nga burgu i Kosovës, që u vra në Serbi, ku paraprakisht kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër.
Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë së Kosovës, Kurti vlerësoi se Hajrizi nuk duhet të heroizohet, ndërsa ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar.
“Megjithëkëtë, sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij kërkon hetim vendor e ndërkombëtar. I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizmit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë. Patriot janë 23 pjesëtarë të Policisë të rënë në krye të detyrës. Pikërisht këtë javë, 26 korrikun e shënojmë si ditë memorialë të policëve të rënë në kryerjen e detyrës” – tha ai.