Shala: 99.99 % e kompanive në Kosovë, nuk bëjnë planifikim të karrierës
Vendi ku punojmë ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në mënyrën se si e kalojmë ditën, javën, muajin apo edhe vitin. Vendi i punës ka një ndikim të madh gjithashtu edhe në mënyrën se si e shohim profesionin.
Në emisionin TOK-13, në Nacionale i ftuar ishte Gent Shala, ku u fol se cfarë kompanitë kërkojnë tek personeli i tyre, cfarë ofrojnë, si mund t’i mbajnë punëtorët të motivuar, cka eshte shef i mire dhe shef i keq, orari fleksibil apo strikt?
Ku është dallimi në mes burimeve njerëzore dhe kapitalit njerëzor ?
"Burimet njerëzore janë të gjithë atë njerëz që i përkasin një kompanie që e kanë një funksion dhe e përbëjnë një kompani. Kapitali njerëzor nënkupton të gjithë ata persona që e kanë një set ose disa specifika të punës, të cilët ata e bëjnë punën e tyre. Domethënë, janë të specializuar diçka, i kanë disa shkathtësi që e lejojnë punën me e qu përpara".
Gent Shala thotë se kompanitë në Kosovë kanë pasur progres në 15 vitet e fundit, por pa ndonjë planifikim apo proces pë zhvillimin e saj.
"Kemi arritur deri tek pika që e kemi zhvilluar ashtu siç kemi mujt. Nuk kemi ndërtuar gjëra me strukturë, nuk kemi ndërtuar me procese ose nuk e kemi përdor një standard që është e pranueshme në krejt botën. Kjo ka qenë deri me një pikë okej, po tani jemi duke ja parë problematikat kësaj".
"Problemet janë ku një person nuk e din se çka është tu lyp në vendin e punës. Unë shpesh e diskutoj me punëtor që ai thotë "unë nuk e di a kam të ardhme në këtë kompani, unë nuk e di ku mundem me qenë këtu pas 3 vjete. Nuk kam ide as a mundem të avancohem as qysh me arrit deri te avancimi". Qaj person kur nuk e din a ka të ardhme në atë kompani, në momentin që i paraqitet një mundësi më e mirë, ai shkon".
Shala thotë se në Kosovë, ka probleme të vogla tek punëdhënësi dhe tek punëtorët, por që më pas krijohet një problem më i madh.
Sipas tij, planifikimi i karrierës është kur personi e di rrugën se ku mund të zhvillohet brenda kompanisë ku punon. Por fatkeqsisht shumë kompani në Kosovë, nuk e realizojnë një planifikim të tillë. Me ç’rast punëtori, del të punoj në një kompani tjetër sepse joshet me një pagë më të madhe se vendi ku punon.
"0,01% të Kompanive në Kosovë bëjnë planifikime të karrierës. 99,99% nuk bëjnë planifikim të karrierës".
Ai thotë se komunikimi i mirëfillt mes palëve në punë mund ë zgjidh shumë probleme.
