“80 burra shkojshim shpi për shpi për Bajram…ka humb respekti e dashnia” - NACIONALE

“80 burra shkojshim shpi për shpi për Bajram…ka humb respekti e dashnia”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje ka qenë festë për të gjithë muslimanët, festuan Kurban Bajramin. Vite më parë festat e Bajramit, kanë zgjatur deri në 5 ditë, ndërsa sot është pak më ndryshe.

Gazetarja i ka pyetur qytetarët e Prishtinës, se si e kujtojnë festimin e Bajramit vite më parë.

Disa prej tyre, theksuan se ditëve të sodit, ka humbur dashuria e respekti mes njerëzve, e që për vite më parë thonë se ka pasur më shumë “shyhret”.

“80 burra shkojshim shpi për shpi, asnjë shpi nuk e lejshim pa e vizitu”.

Një qytetar tjetër tha se përpara është festuar në mënyrë më madhështore.

“Ka qenë emocion, kemi shkuar në kojshi e te miqt. Respekti e dashuria ka humbur, pak ka mbetur. Koha po e bënë të vetën”.

VIDEO E PLOTË:

Lajme të ngjashme