30 ditë paraburgim për Abdullah dhe Rrahman Gërbeshin
Burime të Gazetës Nacionale bëjnë të ditur se Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Abdullah Gërbeshit dhe Rrahim Gërbeshit nën dyshimin për veprën penale "Detyrim".
Pak minuta më parë, Gazeta Nacionale raportoi se gjykata ka refuzuar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj Emin Gërbeshit, i cili është liruar nga mbajtja por të cilin, sipas aktvendimit që ka siguruar Gazeta Nacionale, Gjykata e ka obliguar t'i qëndrojë larg viktimës A.A.
Në të njëjtin rast me Emin Gërbeshin është edhe Agim Gërbeshi por që i njëjti aktualisht ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.
Në aksionin e djeshëm të policisë në Vushtrri, u arrestua edhe Kadri Gërbeshi i cili kishte qenë në kërkim policor dhe i njëjti është dërguar në paraburgim gjatë ditës së sotme.
Gazeta Nacionale ka raportuar vazhdimisht rreth dyshimeve për përfshirje në veprimtari të dyshimta kriminale të anëtarëve të familjes Gërbeshi në Vushtrri.