3-vjeçari nga Istogu që u bë viral duke pastruar rrugët e qytetit tregon kah e mori shembullin
Lidian Mavraj, 3 vjecari nga qyteti i Istogut, kujdeset për ambientin çdo ditë. Ai u bë viral me një pamje ku shihej duke pastruar në rrugët e qytetit.
Gazetarja Leonora Kolukaj ka biseduar me Lidianin e vogël dhe këto janë disa nga fjalitë e tij të këndshme:
“Zogut ia kam qitë do bukë te dajtë. Kur të rritna kam me u bo futbollist edhe mjek.
Babi edhe mami më kanë mësu (me pasë ambientin e pastër).
Në kohën e lirë, ha në shpi bukë”, thotë ai.