3 vite punë për 3 kilometra rrugë: Oqeani shkon prap në Livoç të Epërm për të parë ndryshimet - NACIONALE

3 vite punë për 3 kilometra rrugë: Oqeani shkon prap në Livoç të Epërm për të parë ndryshimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Banorë e fshatit Livoç i Epërm, kishin protestuar në fund të muajit tetor për tre kilometra rrugë në të cilat ende nuk kanë përfunduar punimet e nisura nga ministria në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si formë proteste, ata kishin bllokuar rrugën për 5 minuta, duke krijuar kolona të gjata dhe duke paralajmëruar se do ta bllokojnë sërish për një ditë të tërë nëse punimet nuk nisin.

Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku ka shkuar sërish sot për të parë nëse ka pasur ndryshime në këtë rrugë.

Aty janë vrenjtur disa ndryshime, por që banorët kanë sërish ankesa sa i përket intensitetit të punës dhe rrezikut që po paraqitet për këmbësorët.

Ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme