3 videot më interesante nga Kuvendi sot
1.Vetëvendosje ka befasuar partitë politike me emrin e Hekuran Muratit si kandidat për kryeparlamentar duke bërë saktëisht të kundërtën e asaj që kërkojnë partitë ish-opozitare, që asnjë ish-ministër i Kurtit të mos propozohet për këtë post.
Por me gjithë propozimin, Hekuran Murati s’mori asnjë votë më shumë se parardhësja e tij, pretendentja e deritashme për kryeparlamentare, znj.Albulena Haxhiu.
2.Befasitë e tilla, nuk po i do kryetari i Nismës Fatmir Limaj, i cili thotë se ‘kjo punë s’bëhet me befasi’ por me konsultime politike.
3.Donika Gërvalla (s)habiti të gjithë, kur një pjesë të konsiderueshme të deklaratave të saj afro gjysmë orëshe, veç tjerash, tha se ‘nuk është dëshmitare e Hagës’ si dhe iu bëri be e rrëfe, të gjithë atyre që e quajnë ‘anti-UÇK’ – se do të përballen me pasoja ligjore. “U bë bozë, bozë u bë kjo punë” – tha zonja Gërvalla.