18-vjeçar në UÇK, po udhëtonte bashkë me gruan: Çka dihet për rastin e Blerim Ramadanit? - NACIONALE

18-vjeçar në UÇK, po udhëtonte bashkë me gruan: Çka dihet për rastin e Blerim Ramadanit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar në Maqedoni të Veriut. Ndaj Ramadanit kishte një fletarrest të lëshuar nga Serbia për shkak të pjesëmarrjes në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999.

Gazetari i Nacionales, Mirlind Behluli, ka qëndruar në Nerodime të Ferizajt, ku familja Ramadani jeton. Ndonëse familja nuk pranoi të fliste para kamerës, ata treguar se Ramadani po udhëtonte bashkë me bashkëshorten në Maqedoni të Veriut, pasi bashkëshortja e tij studion në shtetin maqedon.

Nga dega në Ferizaj e OVL-së së UÇK-së janë shprehur të shqetësuar me këtë rast, ndërsa presin që Ramadani të lirohet dhe të mosekstradohet në Serbi.

Lajme të ngjashme