- NACIONALE

Aleanca mbledh Kryesinë, Gjini do të adresohet për media në 18:45

NACIONALE

Aleanca do të mbledh kryesinë në dritën e bllokadës tash mbi dy javore të Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisës është njoftuar se kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, do të mbajë adresim për media në ora 18:45.

Kuvendi i Kosovës ka mbetur pa u konstituuar dhe ka dalë jashtë kalendarit kushtetues si dhe është suspenduar zbatimi i vetë Rregullores së Kuvendit për seancë konstitutive.

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka zgjedhur të mos e konstituojë Kuvendin, sipas tij, deri të gjejë zgidhje për presidentin e vendit.

Hamiti i ashpër me VV-në: Këta janë ushtruesit e detyrës që s’duhej të ishin në detyrë

NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurti, për mbajtjen e posteve kryesore shtetërore me ushtrues të detyrës.

Ai ka vlerësuar se këta janë ushtruesit e detyrës që nuk do të duhej të ishin në detyrë.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se Kurti po tregohet i shurdhet ndaj thirrjeve vendore dhe ndërkombëtare për formimin e institucioneve të reja.

“Qytetarët e Kosovës ka kohë që presin që të zgjedhurit e tyre t’i formojnë më në fund institucionet. Për këtë i kanë zgjedhur me votë, në tri palë zgjedhje në më pak se 1 vit e gjysmë. Partitë opozitare po e kërkojnë këtë pa sukses, me fjalë dhe/apo gjeste simbolike. Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, në radhë të parë BE-ja dhe SHBA-të, po bëjnë thirrje për themelim të institucioneve. Po e tërheqin vërejtjen për mundësi të humbura për vendin tonë. Bëhet fjalë për fonde të humbura nga BE-ja për Kosovën . Po ashtu, për mundësi të humbura bashkëpunimi strategjik me SHBA-të. Për këto ura komunikimi dhe bashkëpunimi me botën nuk flasin pushtetarët e sotëm të Kosovës. Për njërën nga urat e Ibrit po”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Të shurdhër ndaj këtyre thirrjeve brenda dhe jashtë vendit janë Albin Kurti me të vetët, me Vetëvendosjen dhe partnerët e vegjël, të cilët i kanë marrë rolet e ushtruesve të detyrës së Kryeministrit, të ministrave, të Presidentit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këta janë ushtruesit e detyrës që s’duhej të ishin në detyrë. Krejt dhe drejt: u.d.!”, ka shkruar ai.

Ndërron jetë ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu

NACIONALE

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Kryeziu ka pasur një karriera të gjatë politike.

Ai ka qenë nënkryetar i LDK-së, deputet i kësaj partie për disa legjislatura dhe për një mandat kryetar i Komunës së Prizrenit.

Ramadani, Qeverisë Kurti: E keni ditur se pas Bansjkës vagonët dhe paratë shkojnë në Serbi

NACIONALE

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se Qeveria Kurti po manipulon me të vërteten rreth skandalit për riparimin e vagonëve të Kosovës në Serbi.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e ka ditur se pas sulmit terrorist në Banjska po i dërgon vagonët për riparim në Serbi.

Në profilin e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar se manipulimi nuk kalon.

“E keni ditur se pas Bansjkës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi! E vërteta është e padilemë. Manipulimi nuk kalon. Legjislacioni i prokurimit publik në Kosovë nuk lejon "nënkontraktim anonim". Autoriteti Kontraktues (QEVERIA) nuk mund të pretendojë se "nuk e ka ditur" se kush është nënkontraktori, pasi verifikimi i emrit dhe dokumentacionit të tij është hap procedural i obligueshëm ligjor gjatë vlerësimit të tenderit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurorimin Publik, Neni 30 Nën-kontraktimi, Tenderuesi duhet të tregojë në tenderin e tij ndonjë pjesë të kontratës që ai ka për qëllim të nënkontraktojë palë të treta dhe secilin nënkontraktues të propozuar. Ndërsa, Neni 17 i Rregullores për Prokurimin Publik, paragrafi 19 e obligon aplikuesin të tregojë nënkontraktorin se kush është ne dosje të aplikimit për tender”, ka shkruar ai.

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”

NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli për vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka treguar disa detaje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës, F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Po ashtu, F.Sh. akuzohet për veprën penale “Shantazh”, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. Sipas aktakuzës, F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit” është thënë në njoftimin e Prokurprisë, duke shtuar se rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Riparimi i vagonëve të Kosovës në Serbi, Rrahmani i ashpër me VV-në: Edhe i kanë çu në Serbi, edhe kanë vjedh

NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me riparimin e vagonëve të Kosovës në Serbi.

Ai ka bërë me dije se në këtë skandal zyrtarët e pushtetit edhe kanë vjedhur.

Në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka shkruar se

“Edhe i kanë çu në Serbi, edhe kanë vjedh! Sekti këtë e quan “vjedhje patriotike”, krejt për hatër të Kosovës”, ka shkruara ai.

Aksident i rëndë në Golem, humbin jetën dy persona

NACIONALE

Policia shqiptare ka njoftuar se sot kanë vdekur dy perona në një aksident trafiku në Golem.

Në njoftimin e policisë janë dhënë disa detaje për aksidentin fatal.

“Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër”, është thënë në njoftimin e policisë, raporton A2CNN.

Ali Ahmeti tregon se kush e informoi Rugovën për UÇK-në: LPK-ja dhe LDK-ja nuk ishin armiq

NACIONALE

Lideri BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për raportet e Lëvizjes Popullorë të Kosovës me LDK-në.

Ai ka bërë me dije se këto subjekte politike nuk ishin armiq.

Në emisionin “Debat Plus”, në ciklin “Dosjet”, Ahmeti ka dhënë detaje interesante për raportet LPK – LDK.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve në mënyrën e veprimit politik, nuk ka pasur hasmëri mes tyre.

“Lindja e pluralizmit në ish-Jugosllavi është një fakt që lëvizjen e fshehtë e defaktorizoi, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Mirëpo, e vërteta është që nuk u krijua hasmëri”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, në organet drejtuese të LPK-së ishte konkluduar se përfaqësuesit e LDK-së nuk duhej të konsideroheshin armiq.

“Ne kemi komunikuar me të gjithë ata që drejtonin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka konkluza në organet drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës që këta nuk janë armiq. Këta janë vëllezërit tanë dhe duhet të gjejmë urat e komunikimit dhe të afrimit”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka treguar se personalisht nuk ka pasur takim personal me Ibrahim Rugovën, por disa zyrtarë të LPK-së ishin takuar me ish-liderin e LDK-së.

“Unë nuk kam pasur takim me Ibrahim Rugovën, por të deleguarit tanë që i kam sugjeruar të takohen me Ibrahim Rugovën, në mesin e tyre janë Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri dhe Azem Syla, që kanë shkuar dhe janë takuar”, deklaroi ai.

Sipas Ahmetit, në këto takime Rugova ishte informuar për veprimtarinë e rezistencës dhe për ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I bëjnë me dije që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një realitet”, është shprehur ai.

PDK vazhdon aksionin, sot para Kryeministrisë deputetët janë paraqitur bashkë asamblistët dhe drejtorët e Prishtinës

NACIONALE

PDK-ja ka vazhduar aksionin te Qeveria.

Para kryeministrisë sot deputetët e kësaj partia janë paraqitur bashkë me asamblistët, drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës, para Qeverisë.

Po ashtu, edhe sot bashkë me deputetët e PDK-së ishin edhe ata të Aleancës.

“Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit. Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Irani kërcënon 45 anije me gjoba e konfiskim

NACIONALE

Irani tha se ka futur në listë të zezë 45 anije që i kanë shkelur rregullat e këtij vendi për kalim nëpër Ngushticën e Hormzuit dhe do të ndërmarrë masa kundër cilësdo anije që transferon mallra me to, duke i përshkallëzuar kërcënimet për rrugën jetike ujore gjashtë muaj pas fillimit të luftës.

Anijet që ndodhen në këtë listë mund të gjobiten, të ndalohen dhe t’u konfiskohet malli, sipas një postimi në rrjetin X nga Autoriteti Persik i Ngushticës së Gjirit, organ i ri i themeluar nga Irani për ta menaxhuar Ngushticën e Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ky paralajmërim u lëshua disa ditë pasi ShBA-ja e kërcënoi Iranin me “sanksionet më të ashpra në histori”, ndërsa Irani tha se kundërpërgjigjja e tij ndaj çfarëdo kërcënimi amerikan do të ishte “shkatërruese”.

Disa nga anijet e futura në listë janë në pronësi të një kompanie nga Emiratet e Bashkuara dhe të një kompanie tjetër shtetërore nga Arabia Saudite.