Zelensky thotë se dronët rusë e sulmuan Moldavinë dy herë, kur ai po kalonte transit
9 orë më parë
23:59
NACIONALE
9 orë më parë
23:59
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë të transmetuar të martën se dronët rusë e sulmuan hapësirën ajrore moldave dy herë, përderisa ai po kalonte me aeroplan nëpër këtë shtet.
Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan, CBS, se ai ndodhej në Moldavi, në kufirin perëndimor të Ukrainës, në aeroportin e Kishinaut, rrugës për në një vizitë jashtë vendit, kur ndodhën këto incidente, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Në Moldavi, aeroplani im presidencial ishte atje dhe për këtë arsye ata [rusët] e sulmuan Moldavinë, hapësirën ajrore të Moldavisë. Ndoshta nuk deshëm që të më sulmonin mua personalisht...” – tha presidenti ukrainas.
“Kur u kthyem në atdhe, përsëri përmes Kishinaut, përsëri ata e bën të njëjtën gjë” – shtoi Zelensky.
Më 9 shtator, një zëdhënës qeveritar moldav tha se nisja e aeroplanit të Zelenskyt për në Norvegji ishte shtyrë, pasi autoritetet moldave e kishin mbyllur hapësirën ajrore të vendit për shkak të një alarmi për dronë.
Dy dronë rusë hynë në hapësirën ajrore moldave atë ditë. Njëri ra në një fushë në veri të kryeqytetit, duke shkaktuar zjarr, ndërsa tjetri vazhdoi drejt hapësirën ajrore të Rumanisë.
Zelensky nuk kishte folur më parë për incidentin e dytë. Nuk ishte e qartë se kur saktësisht presidenti ndodhej në kalim transit në Moldavi gjatë kthimit në Ukrainë nga Kanadaja.
Autoritetet moldave thanë se dy dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit të hënën, më 14 shtator, për rreth 10 minuta secili me dallim prej një ore mes njëri-tjetrit.