- NACIONALE

Zelensky dhe shefi i CIA-s janë takuar në Irlandë, thonë burimet

NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, në aeroportin “Shannon” në Irlandë, thanë dy persona të afërt me çështjen.

Takimi u zhvillua të hënën, tha njëri nga burimet. Burimi tjetër tha se Zelensky dhe Rarcliffe biseduan gjatë kohës kur aeroplanët e tyre po rimbusheshin me karburant, pa saktësuar ndonjë datë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të dyja burimet, të cilat kërkuan që të mbeteshin anonime, refuzuan që të zbulonin hollësi të bisedës mes presidentit ukrainas e kryespiunit amerikan.

Bizare: Kurti bën homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK'së, pa asnjë ushtar të Batalionit “Atlantiku”

NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa zyrtarë, në kuadër të vizitës së tij në Shtet e Bashkuara ka bërë homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK-së.

Megjithatë, ajo që bie në sy në një fotografi të publikuar nga homazhet është mungesa e ish-ushtarëve të Batalionit “Atlantiku”, të cilët në kohën e luftës së fundit në Kosovë e lanë “Tokën e Premtuar” dhe iu përgjigjën kushtrimit për luftë për ta mbrojtur atdheun.

Në fotografi, krahas Kurtit shihen ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, dhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, dhe disa figura të tjera.

Megjithatë, në fotografi nuk shihet asnjë ish-pjesëtar i Batalionit “Atlantiku”.

Batalioni "Atlantiku" ishte një nga njësitë më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i përbërë kryesisht nga shqiptarë të Kosovës që jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky batalion u formua gjatë luftës së Kosovës (1998-1999).

Komuniteti shqiptar në SHBA ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm të çështjes së Kosovës. Kjo mbështetje u manifestua në forma të ndryshme, duke përfshirë ndihmën financiare dhe logjistike për UÇK-në, si dhe organizimin e demonstratave ndërkombëtare dhe lobimin pranë institucioneve amerikane për të ndërhyrë në konflikt. Përmes kësaj përfshirjeje të gjerë, shqiptarët e Amerikës jo vetëm që mbështetën njësitë si Batalioni "Atlantiku", por gjithashtu ndihmuan në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Putini e konsolidon pushtetin në Rusi, 49 veteranë të luftës në Ukrainë zgjidhet deputetë

NACIONALE

Përbërja e re e kuvendit të Rusisë do të përfshijë 49 deputetë që kanë marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës, kanë thënë zyrtarët rusë pas një fitore bindëse të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, në zgjedhjet që janë kritikuar gjerësisht.

Partia pro Kremlinit fitoi një numër rekord prej 355 ulësesh në Dumën me 450 anëtarë, sipas të dhënave preliminare. Ky rezultat e konsolidon më tej pozicionin e presidentit Vladimir Putin në pushtet dhe i jep partisë Rusia e Bashkuar super-shumicë më të madhe se rekordi i saj i mëparshëm i vitit 2016, kur kishte fituar 343 ulëse, raporton gazeta “The Guardian”.

Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Rusi që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës më 2022. Sekretari i përgjithshëm i partisë Rusia e Bashkuar, Vladimir Yakushev, tha se 86 veteranë nga “operacioni ushtarak special” i Moskës me gjasë janë zgjedhur deputetë. “Ky është kontributë goxha substancial” – tha ai. Më vonë, ky zyrtar e ndryshoi numrin në 49 veteranë të zgjedhur deputetë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se rezultati i zgjedhjeve dëshmon se rusët e mbështesin udhëheqësin e tyre, i cili e ka drejtuar vendin si kryeministër ose presiden që nga viti 2000.

Qeveritë perëndimore i cilësuan “të rreme” zgjedhjet e mbajtura në zonat e pushtuara të Ukrainës. Gjykata Supreme e Rusisë muajin e kaluar ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhje partisë së vetme që e kundërshton luftën, Yabloko, duke i lënë votuesit liberalë pa opsione për ta shprehur pakënaqësinë e tyre.

Gjykata Kushtetuese po trajton lëndën e PDK-së për kushtetuetshmërinë e Kuvendit dhe Qeverisë

NACIONALE

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se po shqyrton lëndën e referuar nga PDK-ja lidhur me kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Ekonomia Online.

PDK-ja e kishte dorëzuar kërkesën më 14 shtator, duke ngritur çështje lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe procesin e konstituimit.

Një ditë më pas, partia kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shtrenjtohen çmimet e disa linjave të autobusëve ndërurban

NACIONALE

Çmimet e biletave të autobusëve ndërurbanë në Kosovë kanë nisur të rriten, me disa kompani që kanë shtrenjtuar tarifat gjatë vitit, raportoi Buletini Ekonomik.

Armend Tours ka rritur nga 5 në 6 euro biletën për linjën Gjakovë–Prishtinë–Gjakovë, duke përmendur rritjen e derivateve dhe kostove operative.

Rritje janë raportuar edhe në linja të tjera. Në mars, Prishtinë–Rahovec u shtrenjtua nga 3.50 në 4 euro, ndërsa Prishtinë–Mitrovicë nga 1.50 në 2 euro.

Dënimi i krerëve të UÇK-së, deputetja e PDK-së e kritikon Qeverinë Kurti: Ende nuk ka një veprim konkret

NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për heshtjen ndaj vendimit të Speciales për dënimin e krerëve të UÇK-së.

Ajo ka bërë me dije se kanë kaluar gati një javë nga dënimi i padrejtë i krerëve të UCK-së nga Gjykata Speciale dhe Qeveria ende nuk ka bërë asnjë veprim konkret.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale.

“Sot është dita e pestë që nga një vendim që ka tronditur të gjithë vendin dhe jo vetëm, një vendim që ka prekur thellë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë dhe na ka kthyer disa vite prapa. Megjithatë, ende nuk ka ardhur një përgjigje institucionale. Ende nuk ka një veprim konkret. Çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale. Mbi të gjitha, është çështje shtetërore dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kërkoj edhe njëherë nga partitë politike, të dëshmojnë përgjegjësinë që e kanë. Dhe mos ta lënë vetë popullin e saj pa një përgjigjje!”, ka shkruar ajo.

Rritet revolta qytetare ndaj dënimit të krerëve të UÇK-së, sot mbahen dy protesta

NACIONALE

Çdo ditë e më shumë po rritet pakënaqësia qytetare ndaj dënimit të krerëve të UÇK-së.

Për të kundërshtuar dënimin më 81 vite burgim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi sot do të mbahen dy protesta në Prishtinë.

Gjatë ditës, duke filluar në ora 12:00 do të protestojnë studentet, kurse në gjatë mbrëmjes së sotme duke filluar nga ora 21:00 do të mbahet protesta e radhës nën moton ‘’Jo në emrin tim’’.

Mbrëmë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.

Hamiti: Kosova është më keq se ç’ka qenë prej vitesh, për faj të klasës së vet politike

NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së Kosova është më keq se që ka qenë prej vitesh.

Ai ka bërë me dije se kjo për faj të klasës së vet politike.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se sot shoqëria kosovare është e hutuar dhe e traumatizuar.

“Kosova është më keq se ç’ka qenë prej vitesh, për faj të klasës së vet politike. Kosova është shtet demokratik, i pavarur dhe sovran prej vitit 2008, i njohur nga fuqitë kryesore demokratike në botë. Është i tillë për aq sa e mbajmë të tillë, ne, qytetarët dhe insitucionet tona të shtetit, me udhëheqësit që i zgjedhim vetë. Sot shoqëria jonë është e hutuar dhe e traumatizuar. Në udhëkryq ekzistencial, prej të cilit s’po di të dalë sepse nuk ka udhëheqës të dijshëm dhe të përgjegjshëm që prijnë. Prej dy vitesh, institucionet kryesore të Kosovës janë paralizuar. Shteti është paralizuar së brendshmi”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka treguar se pse Kosova është në këtë gjendje.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është konstituuar në afat kushtetues mbas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, sepse Vetëvendosja (VV), partia që i ka fituar zgjedhjet, e ka pamundësuar konsitutimin e tij me kohë. Paradoks i sojit të vet! Konstituimi i Kuvendit është bërë përtej afatit kushtetues dhe madje edhe paskushtetues, që e kishte dhënë vetë VV-ja me interpretimin e saj arbitrar. Ky Kuvend e zgjodhi për shpejt Qeverinë Kurti 4. Lënda është në Gjykatën Kushtetuese, e cila është detyruar të merret me (dhe të konstatojë, pa pasoja për shkelësit) një numër rekord të shkeljeve të Kushtetutës. Shkeljet i ka bërë pushteti i zgjedhur me votë të qytetarëve”, ka shkruar Hamiti.

Kurti në ShBA takon kongresistin Lawler, flasin edhe për aktgjykimin e padrejtë të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar me kongresistin amerikan Mike Lawler.

Shefi i Qeverisë ka bërë me dije se gjatë takimit është diskutuar edhe për aktgjykimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se është e rëndësishme të dallohet që është thënë e pretenduar nga ajo që është vendosur nga gjykata.

“Patjetër diskutuam edhe për aktgjykimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar nga ajo që është provuar dhe vendosur nga gjykata”, ka Kurti në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, shqetësuese mbetet edhe transparenca.

“Pretendimi për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, mbi të cilin u krijua pjesa dërrmuese e narrativës që parapriu themelimin e Dhomave të Specializuara, nuk ishte fare pjesë e aktakuzës. Ra pretendimi për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike ndaj popullatës civile. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, e nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë. Ndërsa shqetësuese mbetet jotransparenca e Gjykatës Speciale që nga nisja e punës së saj e deri sot, si dhe dënimet e rënda pas vendimit që lëngon nga pasaktësia historike dhe faktike”, ka shkruar ai.

Emdrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë

NACIONALE

Emdrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar shkurt pas protestës së mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestë.