- NACIONALE

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të interesuar t’i shmangim zgjedhjet, do të ketë takime tjera

NACIONALE

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se ky është takimi i parë dhe do të ketë edhe takime të tjera dhe se do të jenë transparentë para publikut.

“Kemi diskutuar edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin” – tha Kurti.

“Ne jemi të interesuar që të mos ketë zgjedhje” – shtoi kryetari i VV-së.

Sipas tij, Kushtetuta kërkon president që është shprehje e vullnetit të popullit dhe “duhet të jemi konsensualë”.

Ai theksoi se numri prej 80 deputetësh është vështirë i arritshëm.

Trumpi thotë se ka lënë udhëzime për ta sulmuar Iranin, në rast se vritet

NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka lënë udhëzime që vendi i tij të kundërpërgjigjet me forcë ushtarake dërrmuese, nëse Irani ia del që ta vrasë atë.

“Unë kam qenë në listën e tyre për një kohë të gjatë. Kjo është ajo me çfarë kemi të bëjmë” – i tha Trumpi të premten mediumit “The New York Post”, transmeton televizioni CNN.

“Gjëja e vetme është, [që] unë kam lënë udhëzime – nëse ndodh diçka, thjesht të bombardohen ata në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Kur u pyet për ofrimin e të dhënave të inteligjencës nga Izraeli për një komplot të ri të Iranit për vrasjen e tij, Trumpi mohoi se ekziston ndonjë plan i ri, duke thënë: “Jo, jo, Izraeli nuk doli me asgjë.”

Presidenti shtoi se Irani e ka dashur atë të vdekur me vite. “Unë kam qenë numri një [në listën e Iranit për t’u vrarë] për një kohë të gjatë, dhe kështu është jeta, e dini.”

Në shkurtin e vitit 2025, Trumpi në mënyrë të ngjashme kishte thënë se kishte lënë udhëzime në rast se do të vritej nga Irani.

“Unë kam lënë udhëzime, nëse ata e bëjnë këtë, ata shkatërrohen, nuk do të mbetet asgjë” – kishte thënë presidenti amerikan gjatë një vizite të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Deputetja e LDK-së për takimin Kurti-Abdixhiku: Ftesa nuk është serioze

NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, po mban takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë takim ka folur edhe deputetja e LDK-së, Janina Ymeri e cila u shpreh pesimiste për rezultatin e takimit, duke vlerësuar se ftesa dhe zhvillimi i tij nuk janë serioze nga ana e kryeministrit në detyrë.

“Mendoj se nuk është serioz as këtë herë, mirëpo nuk po du me i parapri takimeve që po i bën, përndryshe nuk mendoj që e ka marrë seriozisht punën e shtetit ky asnjëherë, po as tash”, tha ajo në Dpt te Fidani.

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në 14 korrik do të zhvillohet Konferenca e 9-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Ai ka bërë me dije se në këtë konferencë Shqipëria do t`i mbyll tre kapitujt e parë të negociatave.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se Shqipëria nuk ndalet.

“SHQIPËRIA NUK NDALET. Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”, shkruan Rama.

Azia Lindore përgatitet për tajfunin shkatërrues, 15 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Filipine

NACIONALE

Rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga njëra prej stuhive më të fuqishme në disa dekada, ka lënë të paktën 15 njerëz të vdekur në jug të Filipineve, përderisa disa pjesë të Azisë Lindore po përgatiten për ardhjen e saj.

Tajfuni “Bavi”, i cili pritet të përfshijë një sipërfaqe të gjerë deri në 1.000 kilometra, është duke lëvizur nëpër Oqeann Paqësor, drejt Tajvanit, raporton televizioni BBC.

Stuhia pritet të sjellë reshje shiu në veri e lindje të Tajvanit dhe një në zinxhir ishujsh të largët japonezë, para se të arrijë të shtunën në pjesën juglindore të Kinës.

Dhjetëra fluturime janë anuluar dhe mësimi në shkolla është pezulluar në mbarë rajonin. Raftet e dyqaneve kanë mbetur boshe, pasi njerëzit kanë blerë rezerva para stuhisë.

Në ishullin Mindanao të Filipineve, disa familje u mbuluan nga rrëshqitja e dheut gjatë natës së kaluar dhe ekipet e shpëtimit ende po i kërkojnë të zhdukurit.

Zyrtarët thonë se reshjet mesatare dhe të dendura të shiut do të vazhdojnë në disa pjesë të vendit edhe gjatë fundjavës.

Autoritetet tajvaneze kanë paralajmëruar se “Bavi” mund të sjellë deri në 1 metër shi. Rret 29.000 ushtarë janë vënë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në operacione mbështetëse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurti para takimit me Abdixhikun: Jam optimist

NACIONALE

I shoqëruar nga ministri në detyrë, Hekuran Murati, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në objektin e Kuvendit ku do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ishte bashkë me Vjosa Osmanin.

Kurti është pyetur nëse është optimist për marrëveshje me LDK-në.

“Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë ai.

Takimi me Kurtin, Abdixhiku e ka marrë me vete Vjosa Osmanin

NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në ambientet e Kuvendit, ku do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Ai në këtë takim do të jetë së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, e cila ka qenë bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Asnjeri nga ta nuk ka folur për media para takimit.

Lushi sërish i kërkon Kurtit: Propozoje Hashim Thaçin për president, kryhet problemi

NACIONALE

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, i ka kërkuar sërish liderit të VV-së, Albn Kurtit që për president të propozojë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka bërë me dije se ky propozim do ta zgjidhte çështjen e ngërçit.

Në profilin e tij në Facebook, Lushi ka shkruar se fituesi më i madh nga kjo do të ishte kryeministri në detyrë.

"Për qeverisje përgjegjësia është te ne. Për presidentin përgjegjësia është e të gjithëve" - Albin Kurti Sa bukur dhe manipulueshëm flet qerratai! Nuk ka, Albin, përgjegjësi pa të drejta. Propozo Hashim Thaçin President dhe kryhet problemi. Fiton më së shumti ti— Albin, mandej kombi, Thaçi dhe humbësit e vetëm dalin qenefat e huaj! A guxon Albin?!”, ka shkruar ai.

Dita e 10-të pa rroga në RTK, Haxhiaj u bën vërejtje gazetarëve: Për lajmet rreth RTK-së, duhet kontaktuar edhe menaxhmentin

NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të RTK-, Blerim Haxhiaj, dje ua ka tërhequr vërejtjen gazetarëve të RTK-së.

Përmes një emaili, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, ai ka kërkuar nga ta që për lajmet që kanë të bëjnë për RTK-në të merret edhe qëndrimi i menaxhmentit.

Në email ai tregon se një gjë e tillë nuk është respektuar dje në lajmet e ditës.

“Ju lus të keni kujdes në raportime ku bëhet fjalë për RTK. E keni udhëzimin e vjetshëm, sipas të cilit, për çdo lajm për RTK, duhet të kontaktoni edhe menxhamentin. Dje në lajmet e ditës, nuk është marrë qëndrimi i menaxhmentit. Kërkoj të jeni të kujdesshëm. Punë të mbarë”, thuhet në e-mailin.

Madje, Haxhiaj në këtë email paraqitet si kryeredaktor i RTK-së, ani pse atij i ka kaluar mandati edhe si ushtrues detyre i kryeredaktorit në shtator të vitit të kaluar.

Lushtaku mbështet qëndrimin e Hamzës dhe PDK-së kundër koalicionit me VV-në: Kanë treguar dinjitet

NACIONALE

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përkrahur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, me qëndrimin që e ka mbajtur sot në takimin me Albin Kurtin.

Ai ka bërë me dije se i pari i PDK-së dhe kryesia e partisë kanë mbajtur qëndrim të dinjitetshëm në raport me VV-në.

E falënderoj shumë kryetarin e partisë dhe Kryesinë që vërtet kanë treguar dinjitet dhe shpresoj që qytetarët dhe ata që e duan Partinë Demokratike dhe e duan Kosovën, e kanë mirëpritur këtë vendim të partisë”, ka thënë Lushtaku.

Ai është shprehur në mënyrë kategorike kundër çfarëdo bashkëpunimi të PDK-së me VV-në.