Abdixhiku pret u.d ambasadoren amerikane, flasin për “rëndësinë e tejkalimit të situatës politike” në Kosovë
4 minuta më parë
12:48
NACIONALE
4 minuta më parë
12:48
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës njoftoi të ketë pritur në takim U.D Ambasadoren Amerikane, Anu Prattipatin, me të cilën kanë biseduar për “situatën politike.”
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe e Ngarkuara me Punë, znj. Prattipati diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës,” u tha në komunikatë të LDK-së.