- NACIONALE

Sveçlës i parashkruhet njëra vepër penale, Prokuroria kërkon që ai të dënohet për hedhje të gazit në Kuvend

NACIONALE

Prokurori Avni Namani ka kërkuar dënimin e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, në rastin gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Në fjalën e tij përfundimtare gjatë seancës që po mbahet sot, ai ka deklaruar bazuar në raportet e ekspertizave, bombola e gazit lotsjellës konsiderohet armë.

Prandaj, sipas tij, zyrtari i VV-së duhet të dënohet.

Në adresimin e tij, ai ka bërë me dije Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit.

“E ndryshon dispozitivin e aktakuzës, ashtu që tani duhet të jetë, i pandehuri Xhelal Sveçla, në vitin 2018, në sallën e seancave plenare të Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ka përdorur armë, bombolën e gazit lotsjellës me përmbajtje të…, në mënyrë frikësuese ndaj deputetëve dhe personave të tjerë në sallë, ashtu që në disa raste gjatë asaj seance e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare pa asnjë paralajmërim paraprak, pa iu lënë atyre mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur të sallës, në atë mënyrë që personat e pranishëm, nga frika për shëndetin e tyre, janë detyruar që të lëshojnë seancën e Kuvendit dhe seanca është ndërprerë. Ka kryer veprën penale të përdorimit të armës dhe mjetit të rrezikshëm. Prokuroria heq dorë nga vepra për pengim të personit zyrtar për shkak të parashkrimit të kësaj vepre, pjesa tjetër mbetet e njëjtë. Propozoj gjykatës që të pandehurin ta gjejë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit”, tha ai.

Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokurori i Shtetit i kërkon raport Prokurorisë së Pejës

NACIONALE

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar sqarime nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Pasi gjykata ka shpallur të pafajshëm tre të dyshuarit këtë javë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë në Pejë për këtë rast.

“Në bazë të kompetencave të tij ligjore, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan, pasi që Gjykata Themelore në Pejë, më datë 24 gusht 2026, ka marrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast”, është thënë në komunikatën për media të Prokurorit të Shtetit.

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë së Kosovës Bojken Abazin, i cili në vitin 2016 ishte dëbuar nga vendi.

Ai ka ironizuar me këtë verim, duke e uruar Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se ai që e ka kundërshtuar shtetësinë e Kosovës është shpërblyer me shtetësi.

“URIME, KOSOVË! Boiken Abazi, i dëbuar nga Republika e Kosovës në vitin 2016 sepse përbënte rrezik për "sigurinë kombëtare", i evidentuar nga organet e Kosovës për “sulm ndaj personit zyrtar”, “prishje të rendit publik” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”, qenka pajisur me shtetësi të Kosovës. Ironikisht, ky që kundërshtoi shtetësinë e Kosovës, u përplas me institucionet e Kosovës, rrezikoi jetën e zyrtarëve të Republikës së Kosovës dhe të cilit iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës sepse përbënte rrezik kombëtar, tani bëhet qytetar i Kosovës! Ligjërisht, si e pajis një deputete dikë me shtetësi? Moralisht, pse duhet ta marrë shtetësinë e një shteti dikush që ka rrezikuar sigurinë e atij shteti?”, ka shkruar ai.

Bajrami e ashpër me Qeverinë: Nuk ka para për libra të nxënëseve, por për zgjedhje nga 100 euro i keni të sigurta

NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë lidhur me mungesën e mjeteve të mjaftueshme për sigurimin e librave shkollorë.

Ajo ia ka rikujtuar Qeverisë veprimet që bën për cdo palë zgjedhje.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Qeveria Nuk ka para për libra të nxënëseve, por për zgjedhje nga 100 euro i ka të sigurta.

“Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por nëse shkojmë në zgjedhje, nga 100 euro për votë i keni të sigurta. Uroj që secili të reflektojë dhe ankesat të mos mbesin vetëm ankesa. Qytetarët kanë një armë shumë të fortë në dorë - votën. Përdoreni atë!”, ka shkruar ajo.

Paralajmërimi për protesta, Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë

NACIONALE

Analisti politik Lulzim Peci ka bërë me dije se rreziku më i madh për Kosovën është se po i afrohet anarkisë së shpejtë.

Duke komentuar paralajmërimet e opozitës për protesta në shtator, ai ka thënë se pritet të ketë një shtator të nxehtë.

Në emisionin Click në RTV21, ai ka bërë me dije se 16 shtatori, dita kur pritet të jepet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, do të ketë ndikim të madh.

“Mendoj opozita i ka paralajmëruar protestat, dhe unë mendoj që kemi me pasur një shtator të nxehtë, me datën e 16 shtatorit që ka me qenë ndoshta një datë e cila ka me pasur ndikim shumë të madh në rrjedhat e Kosovës”, ka thënë Peci.

Vrasje në Prizren, vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë

NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka bërë me dije se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:45.

Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Për shkak të moshës, si viktima dhe i dyshuari nuk kanë pas ndonjë rast të më hershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim”, ka thënë Bytyçi për KlanKosova.

Deharit i kërkohet thirrja e seancës në orën 11:00, PDK e Aleanca sërish do të shkojnë në sallë

NACIONALE

PDK-ja përsëri i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00.

Në kërkesën e nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thuhet se Kuvendi duhet të përmbushë obligimin kushtetues dhe procedural për konstituimin.

“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesë.

Protesta para Qeverisë, PDK-së sot i bashkohen edhe aktivistët nga Ferizaj dhe Hani i Elezit

NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot protestën para Qeverisë së Kosovës.

Deputetëve të kësaj partie, të cilët prej javësh po vendosen te hyrja e Kryeministrisë, sot i janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit.

Nga fillimi kjo protestë është përkrahur edhe nga Aleanca.

Jo mirë në sondazhe, Netanyahu thotë se Izraeli mund të qeveriset nga e majta “fashiste”

NACIONALE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri apel votuesve që të mos përkrahin parti më të vogla djathtiste që mund të mos e kalojnë pragun zgjedhor prej 3,25 për qind në zgjedhjet e 27 tetorit, duke paralajmëruar se një gjë e tillë mund t’i shkatërrojë gjasat e koalicionit të tanishëm që ta ruajë pushtetin dhe mund të çojë në zgjedhjen e një “regjimi fashist”.

“Këto zgjedhje do të vendosen nga secila votë. Mos e çoni dëm votën tuaj në parti të vogla që mund të mos e kalojnë pragun dhe ta sjellin të majtën në pushtet. Mos çoni vota dëm. Mbajeni të djathtën. Votoni për Likudin” – tha Netanyahu në një postim në rrjete sociale.

Kryeministri izraelit nuk po del mirë në sondazhe para zgjedhjeve të vjeshtës, por opozita në përgjithësi nuk po e merr shumicën me 61 ulëse në Kuvendin me 120 anëtarë, shkruan gazeta "The Times of Israel".

Netanyahu argumentoi se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1992 janë dëshmi se vota për parti më të vogla djathtiste ishte gabim, pasi blloku i drejtuar nga Yitzhak Rabin kishte shënuar fitore vendimtare.

Sipas tij, nëse partitë që e kundërshtojnë sot pushtetin e tij fitojnë në zgjedhjet e 27 tetorit, ato “menjëherë do të dorëzohen, do ta shesin shtetin.”

“Do të jetë një regjim fashist” që do ta drejtojë Izraelin, duke e parandaluar lirinë e shprehjes, përfshirë mbylljen e internetit dhe kanalin Channel 14, parashikoi ai. Ky medium ka qëndrime pro Netanyahut.

Parashikimi i motit për të premtën: Deri në 36 gradë

NACIONALE

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë celzius.