- NACIONALE

Janina Ymeri kundër Bekim Sejdiut për president: Nuk do ta votoj pushtetin e mafisë energjetike

NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se nuk e voton Bekim Sejdiun për president.

Ajo në një deklaratë për gazetën Nacionale ka thënë se “nuk e voton pushtetin e mafisë energjetike”.

“Do mbahet fjala ime dhënë elektoratit, se nuk do ta votoj pushtetin e mafisë energjetike. Unë, Janina Ymeri, nuk do ta votoj zgjatjen e kapjes së Kosovës nga VV. Do qëndrojmë për LDK. Për Republikën tone”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe, Nacionale ka raportuar se gjashtë deputetë kandë dalur kundër marrëveshjes së Kryetarit Lumir Abdixhiku, me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për Bekim Sejdiun President të Kosovës.

Në mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së, të mbajtur këtë të martë, Gazeta Nacionale ka mësuar se gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalur kundër.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala kanë dalur kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Vdes në Londër historiani dhe publicisti kosovar Daut Dauti

NACIONALE

Mëngjesin e së martës, në Londër ka vdekur historiani, publicisti dhe studiuesi kosovar Daut Dauti.

I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Dauti la pas një veprimtari të pasur në gazetari, historiografi dhe studime për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe vazhdoi studimet pasuniversitare në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Karrierën në gazetari e nisi në “Bota e Re”, ndërsa më pas punoi në revistën “Zëri”, ku ishte edhe korrespondent në Londër gjatë viteve 1994–1999.

Dauti ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe këshilltar për media e zëdhënës i Qeverisë së Kosovës gjatë mandatit të Bajram Kosumit.

Quni ka votë për Bekim Sejdiun si kandidat për president

NACIONALE

Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar para mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së që mbështet Bekim Sejdiun si kandidat për president.

Ai tha se familjen e tij e njeh nga koha e luftës.

“Përveç atyre fakteve që numërohen nga liderët partiakë dhe shumë të tjerët që e njohin nga afër, unë mundem me shtu edhe disa çështje që unë i njoh për se afërmi, pasiqë familjen Sejdiu e njoh që nga viti 98, në kohë të vështira për Kosovën, për popullin shqiptar ku disa nga burrat e familjes Sejdiu kanë qenë pjesë e luftës së Kosovës, një ndër ta ka qenë Naim Sejdiu, familjar shumë i afërt i Bekim Sejdiut dhe nëpërmjet tij e kam krijuar përshtypjen për familjen Sejdiu.”, ka deklaruar Quni.

Qëndrimin për Bekim Sejdiun “e jap brenda partisë,” thotë Hykmete Bajrami

NACIONALE

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës s’ka dhënë qëndrim të prerë, po ose jo, për kandidaturën e Bekim Sejdiut të dhënë dypartiakisht nga LDK dhe Vetëvendosje.

Ajo tha se brenda mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së do të bëjë të ditur qëndrimin e saj.

‘’Pasi ta jap qëndrimin brenda,” tha ajo.

Osmani lartëson emrin e Bekim Sejdiut si kanditat për president, thotë se “kriteret i kemi vendosur unanimisht” në LDK

NACIONALE

Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës i qëndroi emrit të Bekim Sejdiut si kandidat për president.

Madje tha se kriteret për të arritur deri te emri i tij ishin vendosur “unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar.”

“Kandidatura e Bekim Sejdiut i bënë nderë të gjithë Republikës së Kosovës jo vetëm që plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne i kemi vendosur unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, jo vetëm që respekton vendimin e fundit të kuvendit të LDK-së, por në të njëjtën kohë i jep Kosovës një mundësi për punë të rëndësishme të mbrojtjes së demokracisë. Ne kemi bërë një kompromis duke vendosur gjithmonë interesin e Kosovës para çdo interesi individual apo partiak”, tha Osmani.

Zemaj: Asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit

NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është shprehur se “do ta mbroj Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”. Ndonëse nuk u përgjigj drejtërdrejt nëse e voton Bekim Sejdiun për President ose jo, meqenëse LDK me kryetarin Abdixhiku u mor vesh me Kurtin për emrin e tij.

Këto deklarata nga Zemaj u bënë këtë të martë, kur Kryesia e LDK-së, lëshoi komunikatë se janë unanim, për marrëveshjen e LDK-së.

Molliqaj për Abdixhikun: “Interesxhiku”, nga kundërshtari i Kurtit, në shërbëtorin e tij

NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimeve për interesa personale.

Në një postim, Molliqaj e ka quajtur Abdixhikun “Interesxhi”, duke pretenduar se ai ka kaluar “nga bajraku kundër Kurtit, në shërbëtorin e tij”.

Ai ka ngritur edhe pyetjen se përse Abdixhiku, sipas tij, e kishte zvarritur vendin drejt zgjedhjeve, nëse marrëveshje të ngjashme politike mund të arriheshin më herët.

“Lumiri nuk është. Ai është i thjeshtë sa që e ka edhe interesin: kryekëput’ personal”, ka shkruar Molliqaj.

Sipas kreut të PSD-së, vendi shkoi në zgjedhje sepse Abdixhiku “shpresonte e dëshironte të ia rris vetes pazarin”.

Molliqaj ka pretenduar se, pas rezultatit politik dhe rrezikut të defaktorizimit, Abdixhiku po përpiqet të paraqitet si “shpëtimtar i rastit”, ndonëse, sipas tij, në rolin e “shërbëtorit”.

Ahmeti pë kandidaturën e Sejdiut: Abdixhiku do të duhej të konsultohej me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

NACIONALE

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se kreu i partisë do të duhej ta njoftonte Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK-së për emrin e presidentit, para se ai të bëhej publik.

Sipas tij, Abdixhiku e ka bërë krejt të kundërtën dhe se tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i GP-së së LDK-së për emrin e Bekim Sejdiut.

“Unë mendoj që po, është dashtë me u konsultu. Është dashtë me pasë pajtueshmëri, e masanej me e bo publike. Më duket që kanë shku krejt të kundërtën. Tash jemi në një situatë që besoj se Kryesia do ta gjejë një zgjidhje”, ka deklaruar Imri Ahmeti.

Zgjerohen hetimet për BKS-në: 69 të pandehur, ngrihen 35 prona dhe 21 llogari bankare

NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren ka zgjeruar hetimet për rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, duke përfshirë edhe 21 persona të tjerë.

Me zgjerimin e hetimeve, numri i përgjithshëm i të pandehurve në këtë rast ka arritur në 69.

Sipas Prokurorisë, 21 personat e rinj nën hetim, punëtorë të BKS-së, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”.

Ata dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në bartjen dhe përfitimin e shumave pa mbulesë, nga 2 mijë deri në 53 mijë euro për person.

Prokuroria vlerëson se nga këto veprime është shkaktuar një dëm shtesë prej rreth 200 mijë eurosh.

Në kuadër të hetimit financiar, autoritetet kanë sekuestruar dhe ngrirë 35 prona, përfshirë parcela, banesa dhe njësi garazhuese të lidhura me tre të pandehur kryesorë.

Po ashtu, janë ngrirë 21 llogari bankare të personave të dyshuar.

Dëmi fillestar në këtë rast ishte vlerësuar në rreth 1 milion e 43 mijë euro, ndërsa me zgjerimin e hetimeve është evidentuar edhe dëmi shtesë prej rreth 200 mijë eurosh.

Prokuroria dhe Policia kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Haradinaj bën thirrje për marshin e 12 shtatorit: Të gjithë bashkë në përkrahje të çlirimtarëve

NACIONALE

Ish-lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje përmes një video-mesazhi që me 12 shtator të gjithë së bashku të marëshojnë në përkrahje të çlirimtarëve dhe drejtësisë.

“Me 12 shtator të gjithë së bashku në përkrahje të çlirimtarëve në përkrahje të drejtësisë, i presim në Kosovë”, tha Hradinaj.