Reagon Hykmete Bajrami: Qytetarët nuk më kanë mbështetur për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit
29 minuta më parë
18:31
NACIONALE
29 minuta më parë
18:31
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimit të Lumir Abdixhikut para mediave në lidhje me gjashtë deputetët që nuk kanë votë për Bekim Sejdiun president.
Bajrami në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk e ka deleguar votën të askush, dhe besimin nga qytetarët e ka marrë që të jetë zëri i qytetarëve kundër keqqeverisjes së Albin Kurtit.
“Mbështetja që kam marrë nga qytetarët jo vetëm në zgjedhjet e fundit nuk më është dhënë për të qenë numër në Kuvend dhe as për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit. Përkundrazi, këtë besim e kam marrë se besoj fort se kam arritë të jem zëri i qytetarëve kundër keqqeverisjes së Albin Kurtit, kam punuar e jam angazhuar për interesin e vendit dhe kam mbrojtur e ruajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës aq sa kam mundur.
Prandaj, për mua është e papranueshme që sot, në emër të zgjidhjes së krizës institucionale, të bëhemi pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin e koncentruar Albin Kurtit”, ka thënë ajo.
Bajrami ka shtuar se është kundër zgjedhjeve të reja:
“Jam kundër zgjedhjeve të reja, por shmangia e tyre nuk mund të jetë arsye që deputetët të votojnë një marrëveshje që u prezantohet si fakt i kryer.
Emrat e diskutuar për President të Republikës nuk janë konsultuar paraprakisht me deputetët e LDK-së. Nëse nevojiten votat tona, konsultimi është dashur të bëhet para marrëveshjes, jo pasi ajo është arritur dhe është bërë publike”.
Postimi i plotë: