- NACIONALE

Deda ia bën “argatin” Abdixhikut dhe Kurtit, kritikon ashpër 6 deputetët e LDK-së që nuk u nënshtruan

NACIONALE

Analisti Ilir Deda po i mbështet kritikat e Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të VV-së ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që nuk iu nënshtruan ujdisë Kurti-Abdixhiku.

Duke injoruar arsyet që ata kanë refuzuar kandidatin konsensual të Kurtit dhe Abdixhikut, ai ka thënë 6-shja e LDK-së nuk e kanë problem Albin Kurtit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se problemi i tyre është kandidati i propozuar për president, Bekim Sejidu.

“Tash po bëhet më e qartë se problemi i gjashtë deputetëve të LDK-së nuk është as Albin Kurti, as LVV por Bekim Sejdiu, sepse si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e kishte mbivendosë interesin e LDK-së ndaj Kushtetutës. Bekim Sejdiu nuk e rrëzoi Qeverinë Hoti, por rrëzoi fakti se ishte zgjedhur me një votë të pavlefshme. Këtë Kushtetuesja e konstatoi njëzëri. A nuk është bash mbrojtja e Kushtetutës interesi kryesor që një president duhet t'a ketë, pa marr parasysh interesin partiak?”, ka shkruar ai.

34 mijë me 20 mijë: Gashi e mund keq Abdixhikun, qytetarët më shumë e shikuan deputetin se kryetarin e LDK-së

NACIONALE

Kryetarit të LDK-së, Lumit Abdixhiku, asgjë nuk po i shkon mirë. Duket se atij i ka rënë edhe shikueshmëria në intervista televizive.

Refuzimi nga 6 deputetë të LDK-së të kandidatit për president, Bekim Sejdiu, të propozuar nga Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku ka nxitur një debat të madh brenda partisë më të vjetër në vend.

Të dy palët kanë akuzuar njëra tjetrën në mënyra të ndryshme.

Për t`i qartësuar qëndrimet e tyre, mbrëmë të dy taborët kishin vendosur të dalin para opinionit për të dhënë intervista në media të ndryshme.

Derisa kryetari i LDK-së ishte, Lumir Abdixhiku, kishte vendosur për një intervistë në emisioni “Adresa” në Kanal 10, deputeti Arben Gashi, një nga gjashtë deputetët e LDK-së që doli kundër marrëveshjes për presidentin, doli në intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ajo që bije në sy në këto intervista është shikueshmëria.

Të dhënat nga “YouTube” e të dy intervistave tregojnë intervista e deputetit Gashi është shikuar më shumë se ajo e kryetarit të tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Paraqitja televizive ku ishte Arben Gashi, ka arritur 34 mijë shikime, ndërsa intervista e Lumir Abdixhikut, ka rreth 20 mijë shikime.

Shifrat në fjalë tregojnë interes më të madh për zërin që po kundërshton vijën e kryetarit të partisë.

Kadrijaj: Adresa e së keqes së këtij vendi është Albin Kurti

NACIONALE

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sa më shpejt.

Dujke përmendur sfidat më të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës, ajo ka thënë se Albin Kurti po ik nga përgjegjësia.

“Ashtu siç e tha edhe kolegu ynë, bashkë me deputetët e PDK-së dhe ne Aleanca, po dalim çdo ditë këtu në aksione simbolike për të marrë vëmendje dhe për të kërkuar që t’i kthehemi institucioneve, që t’i kthehemi kushtetutshmërisë.Përderisa në çdo sektor kemi ngecje, ne duhet të ballafaqohemi me probleme të tjera sepse njeriu i cili ka fituar zgjedhjet nuk i kthehet institucioneve, nuk e konstituon Kuvendin dhe e ka çuar vendin në një bllokadë”, ka thënë ajo derisa ka marrë pjesë në pritësen e dy partive opozitare para Qeverisë.

Sipas saj, Albin Kurti është adresa e bllokadës institucionale.

“Përderisa fëmijët ballafaqohen me sigurinë e testeve shkollore, me komplikimin që e ka bërë Ministria e Arsimit, përderisa shkollat kanë filluar procesin mësimor pa ditarë në shkolla, përderisa të sëmurët dhe pacientët na drejtohen për shkak se nuk ka barna në onkologji dhe në sektorët e tjerë dhe detyrohen t’i blejnë — dhe e dimë që e kanë një kosto të lartë buxhetore —, përderisa Ministria e Shëndetësisë ka vite që s’ka hapë konkurs për pranimin e specijalizantëve të cilët kërkojnë që të avancohen në shëndetësi në drejtimet përkatëse, domethënë e kemi një bllokadë totale.E kemi një bllokadë totale dhe arsyeja që po dalim, kërkojmë që ta zhbllokojmë këtë bllokadë të cilën qëllimshëm po e shkakton Albin Kurti. Adresa e kësaj bllokade, adresa e së keqes së këtij vendi është Albin Kurti“, është shprehur Kadrijaj.

Behrami: Jemi në krizën kushtetuese më të thellë në histori të Kosovës

NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë me dije se Kosova gjendet në një krizë për shkak të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Në një prononcim për media, para ndërtesës së Qeverisë ku kjo parti po e mban protestën, ai ka thënë se ndërtesa qeverisë është uzurpuar.

“Edhe sot bashkë me kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës dhe asamblistë kemi ardhur për të dalë sërish para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për të përçuar mesazhin te qytetarët e Kosovës se kjo ndërtesë e qeverisë është uzurpuar, është okupuar nga një deputet i cili që nga viti 2025 e mban Kosovën peng, e mban Kosovën në kriza të vazhdueshme dhe kriza është e shumefishtë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Jemi në një krizë kushtetuese më të thellën që nga historia e Kosovës, jemi në një krizë politike më të thellën që nga paslufta në Republikën e Kosovës, jemi në një krizë ekonomike, në një krizë edhe me aleatët tanë.Qeveria e Kosovës e ka pasur një buxhet prej 4 miliardë euro. Sot jemi në shtator. Ku janë këto para? Ku kanë shkuar këto para? Pra nuk kemi asnjë projekt, nuk kemi asnjë projekt në shëndetësi, asnjë projekt në infrastrukturë, asnjë projekt në fushën e arsimit dhe jemi në një kolaps total”, ka shkruar ai.

Gashi i ashpër me kryeartin e LDK-së: Abdixhiku është në vija të njëjta me Kurtin

NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, njëri nga 6 deputetët e kësaj partia që ka kundërshtuar ujdinë e kësaj partie me VV-në, e ka kritikua Lumir Abdixhikun.

Ai ka bërë me dije se i pari i LDK-së është dashur të dijë së kandidatin Bekim Sejdiu nuk do të votonte deputeti Avdullah Hoti.

“Ata u dashtë me ditë që ka deputet që këtë emër të përveçëm kanë edhe arsyeje personale mos me e votu. U dashtë me e ditë që Avdullah Hoti në asnjë rrethanë nuk e voton. Pse e gjeten qat emër?”, ka thënë Gashi, në emisionin “Debat Plus”.

“Tash vjen personi që e ka shkatërruar partinë, t`i ka hup 100 mijë vota, ta ka përgjysmuar numrin e deputetëve, e shpërblen me president, çfarë logjike politike ka. Pse ekzistojnë ne në politikë?’ ka thënë ai.

Me pas, ka ndërhy analisti Astrit Gashi, duke thënë se Lumir Abdixhiku është në vija të njëjta me kandidatin Bekim Sejdiu, i cili sa ka qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese e ka rrëzuar Qeverinë Hoti.

“z. Abdixhiku tha se ka qenë gabim Qeveria Hoti. Pra z. Abdixhiku është në vija të njëjta me z. Sejdiu”, ka thënë analisti Gashi.

Përgjigja e deputetit të LDK-së ka qenë e shpejt: “Edhe me z. Kurti”

Përmbysja e rendit kushtetues, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë për të 27-tën ditë me radhë

NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar protestën para Qeverisë për të kundërshtuar përmbysjen e rendit kushtetues.

Edhe sot deputetët e kësaj partie së bashku me ata të Aleancës kanë dalë te hyrja e Kryeministrisë për të kërkua thirrjen e seancës konstituive.

“Edhe sot, në ditën e 27-të të përmbysjes së rendit kushtetues, PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti. Kaq. Demokraci. E kush është për demokraci, rend kushtetues dhe funksionim normal të shtetit, i presim sot në sallën e Kuvendit, në orën 11:00. PDK do të jetë aty!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Malta e liron biznesmenin Yorgen Fenech nga akuza për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

NACIONALE

Biznesmeni maltez, Yorgen Fenech, i cili ishte akuzuar për porositjen e vrasjes së gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia, të mërkurën u lirua nga kjo akuzë, në përfundim të një gjykimi dymujor.

Fenech ishte gjykuar për bashkëfajësi në vrasje dhe për akuzën për ndërlidhje kriminale për kryerjen e vrasjes. Nëse do të shpallej fajtor, do të mund të dënohej me burgim të përjetshëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Fenech u lirua nga të dyja akuzat nga trupi gjykues me tetë vota për e një kundër, pas një shqyrtimi 8-orësh.

Fenech nuk komentoi, kur doli nga salla e gjykatës nën përcjellje të madhe policore dhe me fyerje që iu drejtuan nga një turmë njerëzish.

Kosovari 33-vjeçar plagoset me armë zjarri në Mynih, policia në kërkim të dy personave

NACIONALE

Një 33-vjeçar me shtetësi të Kosovës është plagosur rëndë me armë zjarri të martën mbrëma në Mynih të Gjermanisë.

Sipas Policisë së Mynihut, incidenti ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:45, në kryqëzimin e rrugëve Neuherbergstraße dhe Schleißheimer Straße, në zonën Am Hart, ka bërë të ditur Policia e Mynihut.

Për arsye ende të panjohura, kosovari është përfshirë në një përleshje me dy burra. Gjatë konfliktit është përdorur një armë zjarri, me ç'rast 33-vjeçari është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit dhe është plagosur rëndë.

Ai arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të lajmëronte policinë. Më pas u dërgua me urgjencë në spital, ku gjatë natës iu nënshtrua një operacioni. Sipas policisë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Dy personat e dyshuar, të moshës rreth 20 deri në 30 vjeç, janë ende në arrati.

Policia e Mynihut po e heton rastin si tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve.

Zemaj ia çon një pyetje ‘live’ në intervistë Abdixhikut: Po thoni se Bekim Sejdiu është i LDK-së, pse s’po hyni në qeveri?

NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar “live” gjatë një interviste ku po fliste kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Zemaj në një mesazh dërguar drejtuesit të emisionit në Kanal 10, ka thënë:

“Nëse po thoni që Bekim Sejdiu është i LDK-së, pse s’po hyni në qeveri. Këtë e kam thënë në grup parlamentar, nuk kam thënë që e kisha votu qeverinë dhe që dua të jem në qeverinë Kurti”.

Abdixhiku deklaroi se një çështje të tillë nuk e diskuton në publik me deputetët e partisë.

“Nuk diskutoj në publik me deputetët e mi, i kemi organet tona, s’e bëj këtë komunikim në studio politike. E bëj në kryesi, aty janë të hapura diskutimet”, tha ai.

Abdixhiku: Sejdiu është rugovist në bindje, kisha frikë se VV-ja do ta prishte marrëveshjen

NACIONALE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kandidati për president nga marrëveshja me Vetëvendosjen, Bekim Sejdiun është “rugovist në bindje”.

Ai në Kanal 10 ka thënë se “Sejdiu është LDK në thelb”.

“Bekim Sejdiu është LDK në thelb, rugovist në bindje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku foli edhe për zhvillimet politike dhe marrëveshjet mes partive, duke thënë se kishte pasur frikë se procesi mund të dështonte.

“Kam pasur frikë se në momentet e fundit Lëvizja Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen”, deklaroi Abdixhiku.