- NACIONALE

Pezullimi i Kuvendit, Hoxhaj: Ky është puç kushtetues nga Albin Kurti, themelet e shtetit janë rrënuar

NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Kosova po përballet me gjendjen politike më të rëndë që nga viti 1999.

Duke folur në Kuvend, ai deklaroi se themelet e shtetit janë rrënuar dhe akuzoi për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Hoxhaj e cilësoi situatën si “puç kushtetues” dhe tha se demokracia, vullneti politik dhe institucionet po suprimohen.

Sipas tij, vota e qytetarëve dhe deputetëve nuk po mundëson krijimin e institucioneve të reja demokratike.

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit?

NACIONALE

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar të paraqiten në Kuvendin e Kosovës, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk janë paraqitur në sallë.

Për këtë situatë ka reaguar deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, i cili ka ngritur pikëpyetje lidhur me mos-thirrjen e seancës konstituive, pavarësisht marrëveshjes politike të arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për çështjen e Presidentit.

Sipas Tahirit, qytetarët kanë qenë dëshmitarë të marrëveshjes së arritur mes dy subjekteve politike, por, pavarësisht kësaj, seanca ende nuk është thirrur.

“Bllokimi po vazhdon edhe sot, duke mos u përgjigjur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesuesi i seancës, i cili ka thënë se sapo të ketë marrëveshje politike në mes të partive politike do të thërrasë seancë. Ku jeni, ku është kryesuesi, ku janë VV-ja, ku është LDK-ja? Ata kanë marrëveshje. Populli i Kosovës e pa se ata kanë marrëveshje dypalëshe për Presidentin”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka pretenduar se qëllimi i procesit nuk ka qenë zgjidhja e çështjeve institucionale, por ndarja e posteve.

“A e kuptoni që nga dita e parë qëllimi thelbësor nuk ka qenë as të prodhohet President konsensual, as debat mirëfilli dhe as t’i jepen Kosovës institucione dhe organe që e udhëheqin vendin, por i gjithë diskutimi ka qenë për poste”, ka thënë Tahiri.

Protesta e komunave, Rama: A i vynë komunizmi këtij vendi? Kurti po do centralizimin e krejt proceseve

NACIONALE

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka folur për media gjatë protestës së komunave kundër pushtetit qendror të Vetëvendosjes.

Rama tha se Albin Kurti po synon “centralizimin e të gjitha proceseve” duke e quajtur si ndodhi komuniste.

“Nuk mundet ky me i centralizu të gjitha proceset. Ne e kemi provu këtë, ne kemi pasur komunizëm. Ai vyn komunizmi këtij vendi? Pse dëmtohen qytetarët që nuk e kanë votu Vetëvendosjen?,” tha ai.

“Buxhetet që janë marrë prej komunave dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët tanë. Kemi më pak rrugë, më pak shkolla, më pak hapësira publike. Të gjitha këto nevoja të qytetarëve tanë, që paguajnë taksa e paguajnë rrogat këtyre qeveritarëve mashtrues, që i bllokojnë komunat që s’kanë votu dikënd të partisë së tyre. Pra tendencë puro autokratike e diktatoriale, e ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne jemi për demokraci e jo autokraci. I falënderoj të gjithë qytetarëve që i janë bashku kësaj thirrje. 324 milionë euro fonde i janë marrë komunave, tete komuna në vitin 2023 nuk kanë pasur fare buxhet, shumë komuna janë në kolaps total. Është hipokrizi e demogagji totale, i përdorin institucionet kundër qytetarëve tonë,” tha ai.

Aktivisti i VV-së, i dënuar me një vit e gjysmë burgim, hedh mbeturina para Komunës së Prishtinës

NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës.

Aktivistët e VV-së në hyrje të objektit kanë vendosur thasë me mbeturina, në shenjë proteste për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së në Komunën e Prishtinës, ka thënë se përmes këtij aksioni kanë tentuar të tërheqin vëmendjen për gjendjen e mbeturinave në kryeqytet.

“Ky aksion simbolik shpërfaq një problematikë jashtëzakonisht shqetësuese në Komunën e Prishtinës. Problemi i mbeturinave nuk ka qenë kurrë në historinë e kryeqytetit në këtë nivel kaq alarmant. Shumica e lagjeve të Prishtinës janë shndërruar pothuajse në deponi mbeturinash. Prandaj sot me këtë aksion simbolik erdhëm t’ia kujtojmë zotëri Rama problemin kryesor pothuajse që e ka kryeqyteti, përveç shumë e shumë problemeve të tjera me të cilat përballen çdo ditë qytetarët. Zotëri Rama, në vend se të ishte kryetar i Komunës së kryeqytetit, është shndërruar në një vegël të Partisë Demokratike, i cili përveçse ia ka ndarë shumicën e drejtorive në komunë Partisë Demokratike të Kosovës, edhe po i shërben vazhdimisht agjendave të saj dhe ka harruar kështu të merret me pozicionin që i takon e të merret me problemet e Prishtinës”, ka thënë ai.

Shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vetëm 80 ulëse në sallë, 40 për familjarë dhe 40 për media

NACIONALE

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë treguar për interesimin e madh të njerëzve për të përcjell nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ani pse kërkesat ishin të shumta, jo të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që vendimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ta përcjellin nga salla.

Kjo gjykatë ka treguar se janë bërë mbi 220 kërkesa, por ka vend vetëm 80 ulëse në galerinë e publikut.

Në një përgjigje për RTK-në, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se 40 ulëse u janë rezervuar familjarëve të ngushtë, ndërsa 40 mediave.

Gjykata ka treguar se numrin e mediave të akredituar për të përcjell këtë seancë.

Sipas gjykatës, nga mediat e akredituara, 17 janë ndërkombëtare, 16 nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Serbia.

E teksa 16 shtatori po afrohet, në Kosovë vazhdon numërimi mbrapsht deri në ditën kur do të merret vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së.

Marrëveshja LDK - VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

NACIONALE

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe Kuriti.

Sipas tij, Bekim Sejdiu është president konsesual i “Kurthit”.

Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit”, ka thënë Maliqi

Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i dënuar me 18 vjet për vrasjen e të dashurës argjentinase

NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, e cila ishte e dashura e tij, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancë janë të pranishëm prokurori Armend Hamiti, i akuzuari Nika dhe mbrojtësi i tij, avokati Tomë Gashi. Pala e dëmtuar po merr pjesë përmes video-lidhjes, e përfaqësuar nga avokati Betim Shala.

Nika ishte dënuar më 19 shkurt 2026 me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Megjithatë, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

Në seancën e 28 majit 2025, Nika ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 11 shkurt 2025, Nika akuzohet se më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij, e kishte goditur disa herë dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Sipas aktakuzës, përleshja kishte vazhduar edhe në dhomën e hotelit, ku Nika, me qëllim të privimit të saj nga jeta, e kishte goditur dhe shtyrë drejt dritares. Si pasojë, sipas Prokurorisë, ishte nxjerrë korniza e dritares dhe viktima kishte rënë nga kati i gjashtë i hotelit.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nika ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Kosovës.

Aksident i rëndë në Istog: Një i vdekur dhe dy të lënduar

NACIONALE

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Cerrcë të Istogut.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:02, më 1 shtator, ndërsa në të kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.

Dy të lënduarit e tjerë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor të DRP-së në Pejë.

Kadrijaj: Kurti t’i kthehet Kushtetutës, ose t’i shpallë zgjedhjet

NACIONALE

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se është e lodhshme që çdo mëngjes të qëndrojnë para objektit të Qeverisë, por ka theksuar se qëllimi i tyre është funksionalizimi i institucioneve dhe respektimi i Kushtetutës.

“Faleminderit që po na përcillni, sepse po e kuptoni edhe vetë që është e bezdisshme edhe për neve që çdo mëngjes të jemi këtu, para hyrjes së Qeverisë, për t’i kërkuar partisë në pushtet, deputetit Albin Kurti, që t’i kthehet institucioneve, t’i kthehet Kushtetutës dhe ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka kritikuar edhe mungesën e, siç e ka quajtur, transparencës lidhur me marrëveshjen e arritur një ditë më parë, duke thënë se institucionet është dashur të funksionalizohen menjëherë.

“Ne po shohim që këtu nuk kemi transparencë, nuk ka llogaridhënie, mirëpo populli nuk harron”, ka thënë ajo.

Kadrijaj i ka bërë thirrje Kurtit që ta konstituojë Kuvendin dhe t’i rikthehet funksionimit institucional, ndërsa ka shtuar se, nëse kjo nuk ndodh, rruga tjetër janë zgjedhjet.

Demaku: Kosova nuk mund të vazhdojë kështu, Kurti po luan me institucionet

NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar situatën aktuale institucionale, duke thënë se ajo nuk mund të vazhdojë më tej në këtë mënyrë.

Ai i ka bërë thirrje Albin Kurtit që, siç ka thënë, të rikthehet në kuadër të kushtetutshmërisë dhe të mos vazhdojë me, sipas tij, zvarritjen e proceseve institucionale.

“Ne edhe sot jemi këtu për t’i bërë thirrje, për t’i kërkuar që të kthehet në institucione, të kthehemi në kushtetutshmëri, sepse më tutje ne nuk mund të vazhdojmë kështu si shoqëri”, ka thënë Demaku.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja nuk do ta tolerojë, siç është shprehur, përdorimin e institucioneve për zvarritjen e proceseve politike.