- NACIONALE

Pamjet satelitore tregojnë se Irani po punon shpejt për rindërtimin e qendrës bërthamore të bombarduar nga Izraeli

NACIONALE

Irani është duke e avancuar shpejt rindërtimin e një qendre bërthamore që ishte bombarduar më parë nga Izraeli, sipas pamjeve satelitore të cituara në një raport të Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare.

Instituti me seli në Uashington tha se Irani ka qenë “duke lëvizur shpejt përpara me rindërtimin e objektit Taleghan 2”, I cili ndodhet në kompleksin ushtarak “Parchin”, rreth 30 kilometra në juglindje të Teheranit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Objekti “Taleghan 2” ishte goditur nga Izraeli në tetorin e vitit 2024, gjatë një sulmi hakmarrës për një sulm Iranian me raketa ndaj Izraelit më herët atë muaj, dhe ishte bombarduar përsëri nga Forca Ajrore e Izraelit në mars, gjatë luftës së fundit, pasi ushtria tha se Irani ishte duke e rindërtuar qendrën pas sulmeve të para.

Ushtria izraelite ka thënë se, viteve të fundit, Irani e ka përdorur këtë qendër për “zhvillimin e eksplozivëve të avancuar dhe për kryerjen e eksperimenteve të ndjeshme si pjesë e projektit AMAD”, program i dyshuar Iranian për zhvillimin e armëve bërthamore mes fundit të viteve të nëntëdhjeta dhe vitit 2003.

Inteligjenca perëndimore ka sugjeruar se Teherani kreu teste që ndërlidhen me detonimin e bombës bërthamore në qendrën “Taleghan 2” para më shumë se dy dekadave.

Kurti udhëton për në ShBA, ZKM jep detaje

NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti do të ketë takime me liderë të ndryshëm, ndërsa qëllimi kryesor i këtyre takimeve pritet të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.

“Kryeministri Kurti udhëton për në ShBA Prishtinë, 18 shtator 2026 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Amerikë, Kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, njoftimi i plotë i Qeverisë.

Protesta vazhdon edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në ora 21:00

NACIONALE

Protesta do të vazhdojë edhe sonte, duke filluar nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pas protestës së thirrur nga OVL-UÇK-ja, ku mori pjesë një numër i madh protestuesish, janë paraqitur edhe disa kërkesa nga organizatorët.

Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kishin thirrur këtë protestë, janë katër kërkesa:

Shfuqizimi Ligjit për Dhomat e Specializuara; shkarkimi ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla; mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së; si dhe angazhimin e eksporteve më të mirë ndërkombëtare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Kurti udhëton sot drejt SHBA-së, pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator.

Mësohet se Kurti do të takohet edhe me komunitetin shqiptar në New York, më 19 shtator, në orën 16:30.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillon punimet përgjatë muajit shtator, ndërsa këto janë datat kryesore të saj.

Kushtetuesja bashkon lëndët e PDK për Kuvendin e Qeverinë

NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka bashkuar për shqyrtim dy lëndët e fundit të PDK-së.

Dy kërkesat e deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të regjistruara me numrat KO256/26 dhe KO258/26 që kanë të bëjnë me Kuvendin e Qeverinë, tanimë janë bashkuar si një lëndë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dokumentin e së cilës e ka siguruar Gazeta Express, këto kërkesa lidhen mes veti.

Në fillim të kësaj jave deputetët e PDK-së kanë dorëzuar në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

I dënuari me 4 vjet burgim ekstradohet nga Franca në Kosovë

NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga organet e rendit është ekstraduar nga Franca në Kosovë.

Kjo pasi personi në fjalë ishte dënuar me katër vjet burgim për veprën penale të mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Përmes një njoftimi policia ka treguar se ekstradimi është realizuar dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

“I njëjti është dënuar me burgim në kohëzgjatje katër (4) vjet. Personi në shoqërim të zyrtarëve të ILECU-t, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku më pas nga zyrtarët e njësisë së sektorit, është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtje të dënimit”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

NACIONALE

Ish-deputetes dhe aktivistes Flora Brovona sot do t`i jepet lamtumira e fundit.

Familja Begu dhe Brovina kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të veprimtares, poetes, mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet sot.

Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të mbahen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Varrimi do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit, Dragodan.

Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.

Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë

NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të enjten se Bashkimi Evropian do t’ia transferojë Ukrainës 3,3 miliardë euro të premten për të blerë raketa dhe dronë.

“Unë sapo zhvillova një telefonatë me presidentin Zelensky. Nesër [të premten], ne do të transferojmë 3,3 miliardë euro për raketa dhe dronë në Ukrainë” – shkroi zyrtarja e lartë evropiane në rrjetin X, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në anën tjetër, Zelensky, duke shkruar në rrjetin “Telegram”, nuk e përmendi transferin e ri të mjeteve. Ai e përshkroi bisedën me zonjën Von der Leyen si “shumë produktive” dhe tha se diskutimi u fokusua te “hapat jetikë për qëndrueshmërinë e mbrojtjes sonë”, përfshirë çështjet e financimit.

Vuçiqi thotë se Serbia e ka hapur fabrikën për montimin e dronëve të avancuar izraelitë

NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se vendi i tij ka hapur një fabrikë për montimin e dronëve të avancuar të prodhimit izraelit, e cila do ta furnizojë ushtrinë serbe dhe forcat e armatosura të vendeve të tjera.

Në këtë fabrikë pritet të punësohen rreth 100 punëtorë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Qeveria serbe dhe partnerët e saj izraelitë presin që të hapin të paktën tri fabrika të tjera në pjesë të ndryshme të Serbisë, shtoi Vuçiqi.

Gazetarët nuk u ftuan që ta vizitonin fabrikën për shkak të konfidencialitetit të procesit prodhues.

Vuçiqi publikoi vetëm pamje të kufizuara të objektit, duke thënë se publiku do të jetë i ngazëllyer nga ajo që është duke u prodhuar aty.

Djali i Kadri Veselit: Drejtoni mikrofonat kah populli, dëgjojeni çka po thotë

NACIONALE

Klestor Veseli, i biri i ish-kryekuvendarit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, po merr pjesë në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër dënimit të babait të tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk kam asgjë me shty prej asaj që e tha Endriti [djali i Hashim Thaçit]. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë” – tha ai para gazetarëve.

Në protestë po merr pjesë edhe djali tjetër më i ri i Kadri Veselit, i cili u pa pranë vëllait.

Kadri Veseli u dënua të mërkurën me 18 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.