- NACIONALE

Kurti e Abdixhiku sërish në takim

NACIONALE

Gazeta Nacionale ka mësuar përmes burimeve të veta se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar takim brenda zyreve të Kuvendit të Kosovës.

Ky takim vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan marrëveshjen Abdixhiku-Kurti për president, Bekim Sejdiun.

Rama për dënimin e Sveçlës nga Gjykata: Absurde, e turpshme, ky është standardi i pushtetit që flet për ligj

NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për ta shpallur fajtor ministrin e brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla për përdorim të gazit lot sjellës në Kuvend.

Ai e ka quajtur absurd e të turpshme që ai i cili është ngarkuar me punë, që të sjell rend dhe ligj, është shkelës i tij, me vendim të gjykatës.

E plotë:

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.

A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?

Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.

Absurde. E turpshme.

Kraki i VV-së e përgëzon Abdixhikun: Me të drejt deshi t’ia rikthente LDK-së rolin që i takon

NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka përgëzuar publikisht Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se i pari i LDK-së, deshi ta kthej këtë parti në rolin që i takonte.

E plotë:

Dua ta pershendes publikisht qasjen e Kryetarit te LDK-se lidhur me çeshtjen e presidentit.

Lumir Abdixhiku me te drejte deshi t’ia rikthente LDK-se rolin qe i takon, dmth rolin e nje partie qe ua mundeson gjerave te behen, jo qe i bllokon ato.

Cilave gjera?

Gjese me te rendesishme per ne te gjithe, Kosoven me institucione.

Natyrisht, edhe interesat personale mund te kuptohen ne politike por logjika e komitave duhet te refuzohet.

LDD e re do ta kete fatin e LDD-se se vjeter.

Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së

NACIONALE

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentë, të mbështetura edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në mënyrë të organizuar, ata kanë dorëzuar në zyrën e BE-së edhe një Deklaratë të Përbashkët, ku kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Si gjeneratë e re e Kosovës, at kanë thënë se mënyra sesi është zhvilluar ky proces në Hagë, i mbështetur dhe financuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ka krijuar te qytetarët tanë bindjen se i ka shërbyer më shumë narrativës dhe nevojave politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë.

“Ne, përfaqësuesit e studentëve të universiteteve publike, të indinjuar nga procesi gjashtëvjeçar në Hagë dhe nga padrejtësitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, sot e ngremë zërin e studentëve edhe para jush, si Zyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë. Si parlamente studentore që përfaqësojnë rreth 100 mijë studentë, kërkojmë që vendimi në Hagë të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”, është thënë në deklaratën e tyre.

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

NACIONALE

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK-së.

Ajo ka kritikuar qasjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku për t`i kritikuar deputetët që janë deklaruar kundër kandidatit për president të propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se deputetët janë sovran,,

“Deputetet jane sovran te votes se tyre - ka mbaruar koha kur partia percaktonte voten e tyre - jemi ne demokraci, mentalitetet komuniste i mposhtem qe kur hyrem ne rrugetimin: liri, demokraci, pavaresi..”, ka shkruar ajo.

“Sikur para një komisioni hetimor”: KPK në stilin e VV-së, presion ndaj kryeprokurorit Isufaj gjatë raportimit

NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku për të raportuar për punën e Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025 është ftuar kryeprokurori Blerim Isufaj.

Pas raportimit, anëtarët e KPK-së i kanë drejtuar Isufajt një sërë pyetjesh tendencioze dhe kritikash për punën e PSRK-së. Në një moment, kryeprokurori e ka krahasuar mënyrën e pyetjeve me një komision hetimor.

S’po më duket që jam tu raportu para KPK-së, po sikur para një komisioni hetimor”, ka deklaruar Isufaj.

Krasniqi ka ngritur kritika ndaj punës së Prokurorisë Speciale, ndërsa Isufaj është përballur me pyetje të drejtpërdrejta rreth mënyrës së ushtrimit të detyrës dhe rezultateve të institucionit.

Kjo deklaratë erdhi pas pyetjeve të anëtarit të KPK-së, Visar Krasniqi, i cili tha se kishte ankesa nga prokurorët e Prokurorisë Speciale se nuk janë mbajtur kolegjiume për rreth katër vjet. Isufaj e ka mohuar këtë, duke thënë se mbahen takime me departamentet përkatëse dhe diskutohen sfidat me të cilat përballen prokurorët.

Krasniqi e ka pyetur gjithashtu Isufajn për herën e fundit kur ka raportuar para KPK-së, ndërsa kryeprokurori është përgjigjur se ka raportuar më herët dhe se Krasniqi ka qenë vetë prezent.

Përplasja ka vazhduar edhe rreth efikasitetit dhe numrit të prokurorëve. Isufaj ka deklaruar se Prokuroria Speciale ka nevojë për së paku shtatë prokurorë të rinj, pasi numri i lëndëve është rritur. Në anën tjetër, Krasniqi ka thënë se sipas analizës së Këshillit, PSRK-ja ka tetë prokurorë më shumë se sa i nevojiten.

Isufaj, megjithatë, ka thënë se gjatë vitit 2025 Prokuroria Speciale ka pasur rezultate në trajtimin e rasteve, duke përmendur aktakuza ndaj ministrave, ish-ministrave, drejtorëve dhe udhëheqësve të bordeve.

Në një moment, kryesuesi Arian Gashi tha se për rastet që Prokuroria Speciale ka në hetim, gjithsesi duhet të njoftohet publiku por “pa bërë filma”.

Po m’u njoftu gjithsesi, por pa bërë filma”, u shpreh Gashi.

Ndërsa Isufaj iu përgjigj se publiku njoftohet për rastët me interes.

Raportimi është shoqëruar me përplasje të dukshme mes kryeprokurorit dhe disa anëtarëve të KPK-së, veçanërisht rreth performancës, organizimit të punës dhe kapaciteteve të Prokurorisë Speciale.

Përplasja mes Gashit dhe Isufajt gjatë raportimit në KPK

Arian Gashi: “Nuk jeni ju këtu me na bo pyetje neve. Ne jemi këtu për me të bo pyetje ty. Ti je për me raportu, t’i i përgjigjesh pyetjeve që i bën secili anëtar.”

Blerim Isufaj: “I përgjigjem pyetjeve dhe ju jap argumentin.”

Arian Gashi: “Anëtarët e KPK-së nuk janë aty për të raportuar para jush.”

Blerim Isufaj: “Mirë, por jo të bëni pyetje dhe të parashtroni tek anëtarët, sepse anëtarët nuk janë këtu që të raportojnë para jush. Kryesues, unë kam qenë kryesues para teje, e di. Unë nuk jam duke i bërë pyetje askujt. Cilën pyetje e bëra?”

Arian Gashi: “Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit. Të lutem, unë po flas, ti vetëm dëgjo. Tani është koha kryeprokurori me raportu para anëtarëve dhe para Këshillit dhe i përgjigjesh pyetjeve që t’i bën anëtari.”

Ndërkohë, kryeprokurori Blerim Isufaj ka qenë prej kohësh objekt i kritikave nga pushteti, veçanërisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ndërsa më herët i kishte thënë: “Dil e matu me vota”.

Kurti e ka cilësuar Isufajn si "emrin e përveçëm" të shumicës së problemeve në sistemin prokurorial, duke insistuar publikisht se ai nuk guxon dhe nuk duhet të bëhet Kryeprokuror i Shtetit.

KPK nuk e miraton raportin e Isufajt, katër anëtarë votojnë kundër

Anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, tha se nuk kishte marrë përgjigje të kënaqshme në pyetjet që ia kishte drejtuar Isufajt, veçanërisht lidhur me zbatimin e ndarjes elektronike të lëndëve. Ai njoftoi se do të votojë kundër raportit dhe se për çështjet e ngritura do ta informojë Kryeprokurorin e Shtetit.

Kundër raportit votuan Dardan Vuniqi, Elza Bajrami-Kastrati, Arlinda Muqa dhe Visar Krasniqi, ndërsa pro tij votuan kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.

Pas votimit, kryesuesi Arian Gashi tha se, në bazë të rregullores, raporti i kthehet Isufajt, pasi nuk mori miratimin e Këshillit. Ndërkaq, Sekretariati i KPK-së do të obligohet ta publikojë pjesën e raportit që duhet të jetë e qasshme në ueb-faqen e Këshillit.

Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës, duhet t'i mbrojë sukseset e Kosovës

NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në LDK.

Përmes një shkrimin të gjatë në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se çka i duhet kësaj partie.

Në 6 pika ai ka treguar se cfarë duhet të bëjë kjo parti.

“LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj së kaluarës dhe të krenohet me të. LDK-ja ka qenë parti shtetformuese, shtetndërtuese dhe nismëtare e aleancave mbi të cilat qëndron Kosova edhe sot. Me këto aleanca e kemi fituar lirinë, e kemi shpallur pavarësinë dhe e kemi ndërtuar shtetin. Narrativa se “Kosova është shkatërruar pas luftës” nuk është vetëm e pavërtetë është e dëmshme për të ardhmen e vendit. Kjo narrativë është ndërtuar për vite nga VV-ja, por fatkeqësisht është ushqyer edhe nga individë brenda LDK e PDK për përfitime afatshkurtra elektorale. Kosova pas luftës ka bërë gabime. Ka pasur korrupsion, keqqeverisje e dështime. Por nga një vend i shkatërruar nga lufta është bërë shtet i pavarur, me institucione, ekonomi, infrastrukturë dhe aleanca të fuqishme ndërkombëtare”, ka shkruar ai, duke treguar për veprimet tjera.

Haradinaj viziton OVL-në UÇK-në, pranon një dhuratë të çmuar

NACIONALE

Ish-kryetari i AAK-së., Ramush Haradinaj, ka vizituar sot OVL-UÇK-në.

Me këtë rast, ai ka takuar udhëheqësit e kësaj organizate.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka treguar se nga ta ka pranua flamurin e UÇK-së.

“Pata kënaqësinë që sot të isha në selinë e OVL-UÇK-së, ku takova udhëheqjen e saj, në krye me kryetarin Hysni Gucatin. Me respekt pranova nga ta flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liri për Çlirimtarët. I presim në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Kurti thotë se për të marrëveshja me Abdixhikun “është ende valide.”

NACIONALE

Marrëveshja e tij me Lumir Abdixhikun e LDK-së për kandidatin për president, Bekim Sejdiun, “për neve është ende valide,” ka thënë Albin Kurti i Vetëvendosjes.

Ai tha se me Abdixhikun mund të takohet edhe sot.

“Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha ai.

Evropa në alarm nga kërcënimet ruse: Von der Leyen dhe Rutte koordinojnë përgjigjen ndaj Moskës

NACIONALE

Kërcnimi hibrid rus ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e liderëve të Bashkimit Europian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj kërcënimeve hibride të Moskës, pasi Gjermania fajësoi zyrtarisht Rusinë për një incident që përfshinte një dron të mbushur me eksploziv në një nga aeroportet e saj.

Krerët e Komisionit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të zhvillojnë bisedime në Bruksel të mërkurën në përgjigje të një sërë incidentesh të luftës hibride në Evropë gjatë verës, përfshirë një tentativë sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, të cilin qeveria gjermane ia atribuon zyrtarisht Rusisë.

Ne do ta mbajmë BE-në të bashkuar pavarësisht këtyre akteve të përshkallëzuara dhe serioze. Qeveria gjermane ka ndërmarrë masa të forta. Dhe mesazhi është i qartë, sulmet hibride nuk do të kalojnë pa një përgjigje të qartë. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për t’iu kundërvënë agresionit rus. Ne do ta pengojmë këdo që përpiqet të minojë lirinë dhe sigurinë tonë. Rusia po përpiqet të mbjellë mosbesim dhe frikë në shoqëritë tona. Por ajo do të dështojë. Dhe ne do të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nesër do ta diskutoj këtë çështje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ndërsa çështja, përfshirë sanksione shtesë, do të përgatitet nga ministrat e Jashtëm në takimin e tyre të ardhshëm nën presidencën irlandeze” thuhet në reagimin që Von der Leyen ka bërë në X.

Takimi dypalësh me “një njoftim të shkurtër” u konfirmua nga Zëdhënësja Kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinho, e cila tha se takimi do të zhvillohet gjithashtu në kontekstin e forcimit të bashkëpunimit mbrojtës midis Evropës dhe NATO-s.

Një zyrtar i NATO-s i tha Euronews se takimi do të përqendrohej kryesisht në thellimin e koordinimit kundër kërcënimeve hibride.

Pasi Gjermania ia atribuoi zyrtarisht incidentin e 4 gushtit Rusisë, shefi i NATO-s, Rutte postoi një deklaratë në X , duke theksuar se NATO qëndron në solidaritet të plotë me Berlinin dhe "provat janë të qarta" se Rusia ishte fajtore.

NATO do të vazhdojë të forcojë aftësinë tonë për të penguar dhe mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi, duke përfshirë veprime të dëmshme si ato të vërejtura në Leipzig dhe gjetkë në të gjithë Aleancën”, tha ai.

Komentet e Von der Leyen erdhën pasi Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, njoftoi të martën se "mjetet për të kryer aktin" e një incidenti sabotimi me dron që ndodhi në gusht "dihet se përdoren nga operacione të tjera hibride të kryera nga Rusia dhe lufta e saj kundër Ukrainës".

"Prandaj, qeveria gjermane arrin në përfundimin se Rusia është përgjegjëse për sulmin hibrid në Leipzig më 4 gusht", tha ai.

Gjermania ka urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Bon, ndërsa Shtëpia Ruse në Berlin do të mbyllet gjithashtu. Ministri i Punëve të Jashtme Johann Wadephul tha se veprimet e Rusisë janë pjesë e një "serie të gjatë përpjekjesh për destabilizim, dezinformim, kërcënime, sabotim dhe agresion të drejtuara ndaj Evropës".

Ambasada ruse në Gjermani ka lëshuar një deklaratë duke mohuar pretendimet e Berlinit dhe duke kërcënuar me "pasoja" për sanksionet e reja.

Më 4 gusht, një dron u gjet në zonën e sigurisë së Aeroportit Leipzig/Halle pranë një avioni mallrash ukrainas që përdorej për të transportuar furnizime ushtarake. Më vonë, një mjet i dytë ajror pa pilot u përplas gjithashtu me një avion, me ç'rast avioni nuk mundi të ulej.

Merz më parë është zotuar se do t’i përgjigjet incidenteve, me veprime të koordinuara midis aleatëve të BE-së dhe NATO-s.

Ministria e Jashtme ruse lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë në fund të gushtit duke dënuar Evropën për fajësimin e Moskës, duke vënë në dukje se akuzat erdhën përpara se të përfundonte një hetim.

Evropa duhet të forcojë mbrojtjen nga kërcënimet hibride

Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se Rusia po e godet Evropën me incidente hibride kinetike në rritje, duke synuar të na “trembë” dhe të na largojë nga mbështetja e Ukrainës.

Ata nuk do të kenë sukses”, tha ajo, pas një takimi ministror të mbrojtjes në Wicklow të Irlandës. Kallas tha se ishte e qartë se rreziqet nga këto incidente po rriteshin dhe “është e qartë se ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për ta ndaluar këtë”.

Ministrja e Jashtme irlandeze Helen McEntee, duke mbajtur konferencën për shtyp së bashku me Kallas, tha se “mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë” mbetet thelbësore për presidencën gjashtëmujore të Irlandës në Këshillin e BE-së.

Tani po fillojmë të shohim kërcënime të materializohen që në 24 orët e fundit, ku kolegët tanë në Rumani, Letoni dhe Estoni, dhe sigurisht Gjermani, kanë folur për ndërhyrje në hapësirën e tyre ajrore, por edhe në territorin e tyre tokësor”, tha ajo.

Rumania dhe Estonia raportuan të martën ndërhyrje me dronë. Disa pajisje shpërthyese të improvizuara u gjetën pranë termocentralit me qymyr në Gjermani gjithashtu të martën.

Gjatë hyrjes në bisedime, Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, tha se Evropa duhet të përgatitet për më shumë incidente të luftës hibride ruse.

Ata po e testojnë gjithmonë këtë prag -ku është kjo vijë e kuqe”, tha ai.