Kurti për marrëveshjen me Abdixhikun: Ka pësuar goditje të rëndë, por s’është zhvlerësuar
3 minuta më parë
10:49
NACIONALE
3 minuta më parë
10:49
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për ujdinë politike të arritur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cila u kundërshtua nga gjashtë deputetë të kësaj partie.
Kurti ka thënë se marrëveshja ka pësuar “goditje të rëndë”, por sipas tij, ajo nuk është zhvlerësuar.
“Marrëveshja politike që kishim arritur ka pësuar një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve dhe forcimin e shtetit e kanë shansin. Kjo është emri i përveçëm i dalë nga marrëveshja politike, e ai është Bekim Sejdiu”, ka deklaruar Kurti.