- NACIONALE

Joseph kritikon reagimet në Kosovë pas vizitës së Zelenskit në Beograd: Mos ia ktheni shpinën Ukrainës

NACIONALE

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka kritikuar reagimet në Kosovë pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe qëndrimit të tij për mosnjohjen e Kosovës.

Në një intervistë për “Magazina Tjetër”, Joseph tha se liderët e Kosovës po bëjnë “një gabim të madh” duke reaguar emocionalisht, ndërsa kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të rikonfirmojë fuqishëm mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

“Kosova duhet ta dyfishojë mbështetjen për Ukrainën – jo t’ia kthejë shpinën!”, deklaroi Joseph.

Ai i bëri thirrje edhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ta rivendosë flamurin e Ukrainës, ndërsa kërkoi që Kosova të intensifikojë kontaktet politike, ekonomike, të sigurisë dhe teknologjike me Kievin. Joseph propozoi gjithashtu që Ukraina të ftohet të hapë një Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë.

Sipas tij, vizita e Zelenskit në Beograd duhet të shërbejë si “alarm zgjimi për Prishtinën”.

“Veproni me përgjegjësi, jo emocionalisht. Jepini fund kaosit politik. Merrini seriozisht obligimet tuaja ndaj serbëve të Kosovës. Çojini përpara interesat strategjike të Kosovës”, përfundoi Joseph.

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, s’ka të lënduar

NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Rastin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Zaiti ka bërë të ditur se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”.

Sipas tij, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, ka shtuar ai.

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova e mbështeti Ukrainën që nga dita e parë, i vumë sanksione Rusisë

NACIONALE

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd, ku ai rikonfirmoi mosnjohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina.

Konjufca ka thënë se Kosova i ka pritur me keqardhje deklaratat e Zelenskyyt, duke rikujtuar se që nga dita e parë e agresionit të Rusisë, Kosova ka qëndruar në mbështetje të Ukrainës.

Ai ka përmendur vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ndihmën humanitare, strehimin e gazetarëve ukrainas, si dhe ndihmën dhe trajnimet ushtarake për Ukrainën.

Sipas Konjufcës, mbështetja është dhënë pavarësisht faktit se Ukraina nuk e njeh Kosovën, pasi solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial është “çështje parimi”.

Konjufca ka theksuar gjithashtu dallimin mes Kosovës dhe Serbisë në raport me Rusinë, duke thënë se Kosova ka vendosur sanksione, ndërsa Serbia nuk është harmonizuar me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës.

Ai ka kundërshtuar edhe çdo përpjekje për ta paraqitur Kosovën si precedent për agresionin rus ndaj Ukrainës, duke theksuar procesin ndërkombëtar që i parapriu shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010.

“Për pikërisht këto arsye, përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent ose justifikim për pushtimin, okupimin apo tentativën për aneksimin e territorit ukrainas janë historikisht dhe juridikisht të rreme. Nuk ekziston një paralele e tillë”, ka deklaruar Konjufca.

Në fund, ai ka ritheksuar mbështetjen e Kosovës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, por ka kundërshtuar trajtimin e Kosovës në kuadër të integritetit territorial të Serbisë.

“Ne do ta mirëprisnim njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina. Një vendim i tillë do t’i forconte pikërisht parimet e lirisë, demokracisë dhe së drejtës ndërkombëtare që vetë Ukraina po i mbron sot”, ka thënë Konjufca.

Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

NACIONALE

Profesori dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje shpërndau dezinformatë për deputeten Time Kadriaj, kinse Serbia po e lavëdronte për gjuajtjen me vezë të Kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Gazeta Nacionale raportoimbi këtë dezinformatë e cila u shtri gjerësisht. U shpërnda edhe nga disa profesrë të tjerë të universitetit të cilët janë aktivist të Vetëvendosjes.

Hoxha, para pak minutash e pranoi fajin dhe kërkoi falje, duke u arsyetuar se nuk po mund ta dalloj informacionin e vërtetë nga ai i rremë.

“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria.

Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë.” – shkroi Hoxha.

Geci paralajmëron kallëzim penal ndaj Kurtit dhe Haxhiut për cënim të rendit kushtetues

NACIONALE

Gani Geci ka paralajmëruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Geci tha se, bazuar në aktgjykimin KO124/25, veprimet ose mosveprimet e tyre mund të kenë cenuar rendin kushtetues.

“Po dyshoj se vetë Lëvizja Vetëvendosje, z. Albin Kurti dhe znj. Albulena Haxhiu, me veprimet ose mosveprimet e tyre, mund të kenë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Geci.

Ai kërkon që Prokuroria të hetojë përgjegjësitë e mundshme dhe të vlerësojë nëse janë kryer vepra penale.

“Në një shtet demokratik dhe juridik, askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin”, ka deklaruar Geci.

Aleanca për lajmin e rremë nga Elvis Hoxha: Kjo është lufta hibride, se këta veç të gënjejnë dinë

NACIONALE

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemajli, e ka quajtur “luftë hibride” lajmin e rremë të dalë nga top-zyrtarë të Vetëvendosjes, si Elvis Hoxha.

Aty modifikohet një ballinë e tabloidit serb “Blic” se gjoja kryediplomati serb, Marko Gjuriq, lëvdon Time Kadrijajn për goditjen me vezë ndaj Albin Kurtit.

“Fake News, kjo është Lufta Hibride në vepër! Edhe datën e kanë gabim, edhe emrin e Prishtinës e shkruajnë gabim. Sepse këta vetëm një gjë dinë të bëjnë, të gënjejnë. Kur nuk kanë argumente, shpikin. Kur nuk kanë fakte, prodhojnë Fake News,” shkroi ai.

Lajmi i rremë nga Elvis Hoxha, Deliu: Kqyre Lule Gjelin, këshilltarin e Albin Kurtit

NACIONALE

Blerta Deliu-Kodra e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas shpërndarjes së një lajmi të rremë nga Elvis Hoxha, këshilltari i Albin Kurtit, ku paraqitet mashtrueshëm një ballinë e modifikuar e tabloidit serb “Blic” duke e lëvduar Time Kadrijajn për gjuajtjen me ve ndaj Kurtit.

Deliu-Kodra e quajti Elvis Hoxhën si “Lule Gjeli.”

“Kqyrne “Lule Gjelin”, Elvis Hoxhën, këshilltarin politik të Albin Kurtit. Shpërndan një ballinë që nuk është botuar kurrë, me një deklaratë që nuk është thënë kurrë, të gjeneruar me AI,” shkroi ajo.

Hiqet flamuri i Ukrainës te Grandi në Prishtinë pas deklaratës së Zelensky-it në Beograd

NACIONALE

Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se shteti i tij nuk ndërron qëndrim ndaj Kosovës dhe se respekton “integritetin territorial të Serbisë,” ka bërë që autoritetet vendore të heqin flamurin “Slava Ukraina” të vendosur në Prishtinë që kur kishte nisur invazioni rus.

Kosova është solidarizuar që nga fillimi me Ukrainën, dhe i ka ofruar ndihmë si financiare ashtu edhe teknike-ushtarake me ushtrime të personelit të tyre ushtarak për deminim e nevoja të tjera.

Sadri Ramabaja i ha lehtë lajmet e rreme, shpërndan një fake news kinse Gjuriqi lavdoi Time Kadrijajn

NACIONALE

Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes ka kohë që po bjen pre i lajmeve të rreme në internet.

Tash e radhës është një ballinë e modifikuar e tabloidin serb “Blic”ku shkruhet kinse krydiplomati serb Marko Gjuriq lëvdon deputeten e AAK-së, Time Kadrijajn, që gjuan ve në drejtim të Albin Kurtit.

Ajo ballinë nuk është e vërtetë.

Në faqen e “Blic.rs” gjenden ballina e 8-9 gushtit dhe është krejt gjë.

Arben Gashi: Marrëveshja me VV-në duket pothuajse e pamundur, pushteti duhet të ndahet në raport 3 me 1

NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LVV-në duket pothuajse e pamundur, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e pushtetit.

Gashi thekson se me 53 deputetë LVV dhe 18 LDK, raporti është rreth 3 me 1 dhe i njëjti parim duhet të vlejë për institucionet kryesore.

Sipas tij, LVV-së duhet t’i takojnë dy nga tri pozitat kryesore, ndërsa LDK-së njëra prej tyre. Në këtë kuadër, Gashi argumenton se LDK-ja e konsideron Presidentin pozitë që i takon asaj.

Ai thotë se problemi nuk është vetëm posti i Presidentit, por mungesa e besimit dhe e një programi të përbashkët.

“Por duhet ta themi edhe të vërtetën e pakëndshme: Sot duket qartë se një marrëveshje e tillë është pothuajse e pamundur”, shkroi Gashi.