- NACIONALE

Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një 62 vjeçar

NACIONALE

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete të dielën në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën, Avni Zahiti. Sipas tij, hetuesit, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet.

“Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija””, ka deklaruar Zahiti.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së, thotë Uk Lushi

NACIONALE

Uk Lushi, aktivist dhe veprimtar në SHBA, ka bërë të ditur se deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti e di verdiktin e Speciales për katërshen e UÇK-së, i cili vendim do të shpallet më 16 shtator.

Sipas Lushit, Albin Kurti është informuar nga sponsorët e tij në Berlin dhe Londër.

“Albin Kurti e di verdiktin e Speciales. Ai është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër”, ka shkruar shkurt Uk Lushi në Facebook.

20 persona të arrestuar në Sarandë në aksionin antidrogë “Vjeshta”

NACIONALE

Policia shqiptare ka arrestuar dhe ndaluar 20 persona në Sarandë, në kuadër të operacionit antidrogë “Vjeshta”, pas një hetimi rreth dy muajsh.

Gjatë aksionit janë sekuestruar kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona dhe para.

Sipas hetimeve, të dyshuarit merreshin me shitjen e drogës në zona të ndryshme të Sarandës, përfshirë plazhet, lokalet e natës dhe pranë shkollave.

Rron Gjinovci e lanë me lëvdata Lumir Abdixhikun: Ndjehet më i afërt me Albin Kurtin se partitë tjera

NACIONALE

Rron Gjinovci, analist me prirje nga pushteti i Vetëvendosjes, ka pasur një seri lëvdatash për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në dritën e çarjes së tij me partinë e vet.

Gjinovci e quajti “politikan modern” me tipare të politikanëve “në Gjermani e Norvegji”, dhe tha se Abdixhiku “ndjehet më i afërt me Albinin” se sa me partitë tjera.

“Gjithë e kom hetu prej distance që Lumiri edhe Vjosa ndjehen gjithë më të afërt me Albinin dhe më doken që janë ma të afërt se janë më të ri, më doken edhe paraqitje më modern. Edhe njihen më të afërt,” tha ai në intervistë me Shkëlzen Gashin.

“Janë katër momente të Lumirit kohëve të fundit. Është politikan modern. Munesh me pas qasi sjellje në Gjermani, Norvegji. Lëshon rrugë p.sh një gruaje rrugë gjatë fushatës...e ka gjenuine ndjenjën e barazisë gjinore. Mendoj që kur e ka pranu përgjegjësinë në ditën e zgjedhjeve në ditën e 2025-ës, kur i ka pranu përgjegjësinë, e ka bë në mënyrë shumë më ndryshe se politikanët më herët. Kur e ka fitu mocionin e mosbesimit, nuk e ka pengu si proces...

Momenti tjetër, kur ky nuk hakmirret. Unë s’di a kisha mujt me i përjashtu prej partisë, kur ta bëjnë qatë plot, tradhti, pabesi. Edhe tash që ka fol hapur, kur tha kjo është përgjegjësi e partisë tonë. Mu ka duk shumë interesant. Me fol për probleme të partisë, me informu publikun...Isha me babën tu e pa intervistën e Lumirit. Dhe kesh tu e mendu që me pas ndodh zgjedhjet këto ditë e kisha votu veç me e mbështetë. Në qit far luftën që është tu e bë,” tha Gjinovci.

Profesori amerikan: Kurti nuk e çon mire me askënd, Vuçiq e ka shfrytëzuar këtë

NACIONALE

David Kanin, profesor në Johns Hopkins, thotë se Kosova ka vepruar me bindjen se Uashingtoni “do të jetë gjithmonë aty”, por sot i mungon një drejtim strategjik.

Serbia ka menaxhuar më mirë marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa Kurti “nuk shkon mirë me askënd”.

Kanin kritikon refuzimin e gazit amerikan, thënë se Prishtina nuk e ka kuptuar rëndësinë politike të projektit.

“Serbia, Maqedonia e Veriut… kanë bërë marrëveshje për furnizim me gazin amerikan. Kosova ka bërë gabim në këtë çështje”, thotë ai.

27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor i çdo pjesëtari të policisë

NACIONALE

Albin Kurti i Vetëvendosjes në një fjalim të mbajtur në nder të 27 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kujtoi dy heronjt policorë të vendit të rënë në veri të vendit, Enver Zymerin dhe Afrim Bunjakun.

Kurti tha se që të dy përbëjnë frymëzimin kryesor të çdo pjesëtari të policisë.

“Beteja e tyre e përbashkët, në veri ku u sfidua vendi ynë. Ata janë frymëzëim kryesor i çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës. Atëherë ta bëjmë çdo ditë maksimumin që policia ta bëjnë më të mirën e saj, dhe ta mbrojë çdo pëllëmb të shtetit. 6 shtatori është dita e policisë, e atyre që përditë luftojnë fort që Kosova të ketë zhvillim të sigurt dhe në paqi, siguri e dinjitetit. Urime 27 vjetori i policisë dhe lavdi dëshmorëve të saj,” tha Albin Kurti.

Aleanca me aksion politik nesër te hyrja e Kuvendit në ora 10:00

NACIONALE

Aleanca e Ardian Gjinit do të zhvillojë aktivitet politik para Kuvendit të Kosovës nesër në ora 10:00
Kështu kanë bërë të ditur nga kjo parti.
Tashmë afatet kushtetuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës janë një muaj me vonesë, ndërsa Vetëvendosja ka thirrur seancë konstitutive më 9 shtator.

Hoti me një postim si mesazh, ndan foto të Kujtim Shalës dhe Hykmete Bajramit

NACIONALE

Avdullah Hoti, zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputet, ka shpërndarë fotografi të dy kolegëve të tij partiakë, Kujtim Shalës dhe Hykmete Bajrami.

Kjo pas daljes në pah edhe më tej të dallimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me të cilin prenë rrugët në marrëveshjen e tij me Albin Kurtin, për kandidat dy-partiak për president.

Hoti vetëm vendosi emoji-n dygishtërinjësh si simbol të LDK-së.

Behrami: “Gjykimi në mungesë u fut në ligj në vitin 2019, jo nga Vetëvendosje”

NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, lidhur me gjykimet në mungesë për krime lufte në Kosovë.

Behrami e ka cilësuar si “gënjeshtër dhe manipulim politik” pretendimin se gjykimin në mungesë e mundësoi Vetëvendosje në vitin 2021.

Sipas tij, kjo mundësi u përfshi në legjislacion në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet.

Ai ka theksuar se në atë kohë ministër i Drejtësisë ishte Abelard Tahiri, duke iu referuar edhe një deklarate të Adnan Rrustemit nga Vetëvendosje.

Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Kiev pas bisedimeve me Putinin në Moskë

NACIONALE

Dy të dërguarit të Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur të dielën në Kiev për bisedime me autoritetet ukrainase, pasi një ditë më parë zhvilluan takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner kishin diskutuar me Putinin për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë shprehur shpresën për takime po aq produktive edhe në Kiev, raporton BBC.

Detajet e propozimeve të diskutuara në Moskë nuk janë bërë ende publike, por një njoftim pritet gjatë javëve të ardhshme.

Kjo është vizita e parë në kryeqytetin ukrainas e dy negociatorëve kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump. Ndërkohë, Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë pajtuar për ndalimin e sulmeve ndaj kryeqyteteve të njëri-tjetrit për tri ditë.

Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për bisedime, duke kërkuar paqe dhe garanci sigurie.