Mbledhjet elektronike të Qeverisë, Bajrami: Vendimet për para merren në terr – fermerët vazhdojnë të presin
29 minuta më parë
23:20
NACIONALE
29 minuta më parë
23:20
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar mënyrën e mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë dhe vendimet për ndarjen e mjeteve publike, duke kërkuar që ato të analizohen një nga një.
Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka thënë se mbledhjet e Qeverisë po mbahen në mënyrë elektronike dhe gjatë natës, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën, sipas saj, merren vendimet për ndarjen e mjeteve.
“Aq të zënë janë, sa që mbledhjet e Qeverisë i mbajnë elektronike, edhe atë bile natën, me gjuhën e Albinit në terr”, ka shkruar Bajrami.
“Pse, a mos po marrin vendim me i kompensu bujqit? Ata që punojnë ditë e natë që ne ta kemi sofrën plot. Atyre që breshëri ua shkatërroi për pak minuta mundin dhe të ardhurat e një viti të tërë”, ka shkruar ajo.
Bajrami kujtoi se për fermerët e dëmtuar “s’ka asnjë vendim”.
Deputetja e LDK-së ka kërkuar që vendimet e kësaj mbledhjeje dhe mënyra e ndarjes së parasë publike të shqyrtohen veç e veç.
“Vendimet e kësaj mbledhjeje dhe mënyrën se si po ndahet paraja publike duhet të analizohen një nga një”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo ka akuzuar se për interesa politike dhe partiake gjenden koha dhe buxheti, ndërsa qytetarët dhe fermerët që punojnë e prodhojnë vazhdojnë të presin.
“Kur është puna për qytetarët e fermerë që punojnë e prodhojnë, ata presin. Deri kur presin?”, ka përfunduar Bajrami.
