- NACIONALE

Aleanca me thirrje ndaj prokurorisë e policisë që të hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që fshihen para profileve me emra grash

NACIONALE

Aleanca ka bërë thirrje që policia e prokuroria të hetoj e t’i ndjek penalisht ata që fshihen prapa profileve fallce, e që sulmbojnë, denigrojnë, kërcënojnë e delegjitimojnë secilin që mendon ndryshe nga Vetëvendosje.

E plotë:

Përdorimi i profileve të rreme, fushatave të koordinuara të dezinformimit dhe linçimit politik është bërë shenjë dalluese e kulturës politike që ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë viteve të fundit.

Qëllimi i kësaj propagande nuk është vetëm elektoral. Synimi është delegjitimimi i të gjitha të arriturave të shtetit të Kosovës, rrënimi i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit dhe ulja e besimit në aleatët tanë strategjikë, për të krijuar një realitet të rremë politik nga i cili përfiton vetëm pushteti e indirekt edhe armiqtë e Kosovës.

Aleanca kërkon nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës që të hetojnë dhe të ndjekin penalisht çdo person që organizon ose merr pjesë në rrjete të profileve të rreme dhe fushata të koordinuara të dezinformimit. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht lidhjeve politike.

Demokracia nuk mbrohet me ushtri profilesh të rreme, por me sundim të ligjit dhe përgjegjësi.

Mashtronte kinse është anëtare e një OJQ-je, duke përfituar mbi 11 mijë euro: Prokuroria e Pejës ngreh aktakuzë

NACIONALE

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një gruaje që dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë, duke u prezentuar si anëtare e OJQ-së, për t’i ndihmuar kinse për bujqësi si dhe vizat.

E plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën penale "Mashtrimi"

Pejë, 27 korrik 2026 - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës me inicialet Gj.M , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale "Mashtrimi", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, e pandehura, në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022–2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme.

Sipas aktakuzës, me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11,650 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) euro.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit.

Vdes motoçiklisti pas përplasjes me kamionin në Istog

NACIONALE

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17 minuta, ditën e hënë.

Vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar.

Zjarret në Francë krijojnë “re zjarri” që prodhojnë motin e tyre

NACIONALE

Zjarret e fuqishme që po përfshijnë jugperëndimin e Francës kanë arritur intensitet të tillë sa po krijojnë edhe kushte të veçanta atmosferike, raportoi CNN, duke cituar autoritetet zjarrfikëse.

Fenomeni njihet si “retë e zjarrit”, ndërsa në terminologjinë shkencore këto formacione quhen “re pirokumulonimbus”. Bëhet fjalë për re gjigante që krijohen mbi zjarre me intensitet jashtëzakonisht të lartë.

Nxehtësia e madhe e prodhuar nga flakët ngre me shpejtësi ajrin mbi zonën e zjarrit. Meqë ajri i nxehtë është më i lehtë, ai ngjitet drejt shtresave më të ftohta të atmosferës.

Gjatë ngritjes, ajri ftohet dhe lagështia e tij kondensohet, duke krijuar re të larta të ngjashme me ato të stuhive. Këto re mund të zhvillojnë sistemin e tyre atmosferik dhe të prodhojnë reshje, erëra të forta, madje edhe rrufe.

Fenomeni mund ta bëjë situatën edhe më të paparashikueshme për ekipet e emergjencës.

Policia ekzekuton 228 urdhër-arreste në Prishtinë, sekuestrohen 13 armë

NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar një sërë operacionesh në rajonin e Prishtinës, duke ekzekutuar gjithsej 228 urdhëresa të lëshuara nga gjykatat.

Sipas njoftimit, 52 prej urdhëresave lidhen me persona të kërkuar për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër kishte të bënte me kundërvajtje, paraqitje në seanca gjyqësore dhe procedura verifikimi.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar në institucionet përkatëse për vuajtjen e dënimit. Ndërkohë, personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë shlyer detyrimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë operacioneve, policia ka sekuestruar gjithashtu 13 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Konjufca: Ne si popull do të ishim shumë të revoltuar nëse do të merrrej vendim politik në Hagë

NACIONALE

Ministri i jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me aktgjykimin që pritet të shpallet me 16 shtator në Hagë për krerët e UÇK-së në Hagë.

Konjufca ka thënë se Gjeneralët më të njohur të NATO-s kanë qenë bashkë me figurat më të njohura të UÇK-së, për ta ndalur gjenocidin e Millosheviçiqt. Në këtë kontekst ai ka paralajmëruar revoltë, nëse merret vendim politik.

“Unë bëj thirrje që Gjykata e Hagës të mos bëjë vendim politik, por vendim të drejtësisë, e nëse bën vendim të drejtësisë ne të gjithë e dijmë çka është drejtësia, ne të gjithë jemi dëshmitarë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, të kishte qenë luftë kriminale, kurrë nuk do ta kishte marrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, këtë mbajeni mend. Nuk ka mundësi një luftë kriminale me u mbështetë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Britanisë së madhe prej Gjermanisë e prej Francës. Gjeneralët më të njohur të NATO-s kanë qenë bashkë më figurat më të njohura të UÇK-së, oficerët e NATO-s kanë bashkëpunuar me trajnimet me oficerët e UÇK-së që lufta të jetë e suksesshme. Pse e kanë bërë këtë, sepse lufta jonë i ka kontribuar ndaljes së gjenocidit të Millosheviqit, të akuzuarit në Hagë, këtij qëllimi i kanë kontribuar. Kjo është drejtësia, nëse vendoset drejtësia ne nuk dëshirojmë si popull, bile do të ishim shumë të revoltuar nëse do të merrej vendim politik”

Konjufca: Albulena Haxhiu mbetet kandidate për kryetare të Kuvendit

NACIONALE

Glauk Konjufca ka deklaruar se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se, megjithëse çështja ende nuk është diskutuar në parti, në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë pritet të merret vendimi zyrtar.

Konjufca foli edhe për takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me partitë opozitare, duke vlerësuar se LDK ka treguar më shumë gatishmëri për të tejkaluar ngërçin politik, ndërsa PDK ka mbetur në qëndrimet e saj të mëparshme. Sipas tij, mundësitë për një marrëveshje varen nga vullneti i partive për bashkëpunim.

Në Llashticë përurohen “Tri Shkronjat e Arta” të UÇK-së, ftohen qytetarët për pjesëmarrje

NACIONALE

Në fshatin Llashticë të Komunës së Gjilanit, më 29 korrik 2026, në orën 18:00, do të mbahet ceremonia e përurimit të monumentit “Tri Shkronjat e Arta” të UÇK-së.

Projekti është realizuar falë kontributit të donatorëve nga Llashtica, bizneset, kompanitë dhe mërgata, në nderim të luftës çlirimtare dhe vlerave të lirisë.

Në këtë ngjarje janë të ftuar qytetarët, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, veteranët e invalidët e luftës, përfaqësues të institucioneve, mediat dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare.

Pas ceremonisë do të ketë program artistik dhe koktej për të pranishmit.

Deliu në Prokurori Speciale për të denoncuar profilet me emra grash që përhapin gjuhë të urrejtjes

NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu, këtë të hënë është paraqitur pranë Prokurorisë Speciale, për të denoncuar profilet me emra grash që përhapin gjuhë të urrejtjes. Ajo e paralajmëroi këtë denoncim ditë më parë, kur u zbulua identiteti i njërit nga profileve, me emrin fallco “Lule Gjeli”.

Viteve të fundit ajo që kemi parë si shtet dhe si institucione, kemi parë përhapje të skajshme të gjuhës së urrejtjes, linçit dhe rrezikim të sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Ekzistojnë profile të rreme në rrjete sociale që në mënyrë sistematike, kanë cenuar dhe kanë ndikuar që të përhapin gjuhë të urrejtjes. Unë jam e përfshirë në këtë rast. Kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta trajtojnë këtë rast. “ – tha Deliu pasi doli nga Prokuroria Speciale.

Konjufca: Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe Osmanin na ka bërë optimist, kishin vullnet më të madh

NACIONALE

Glauk Konjufca, i dyti i Vetëvendosjes, tha se nga takimi i Albin Kurtit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe bashkëpunëtoren e tij politike, Vjosa Osmanin, e ka bërë partinë Vetëvendosje “optimiste” se mund të ketë zgjidhje për marrëveshje politike për zgjedhje të presidentit.

Ai tha se takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe Osmanin ishte “i një natyre tjetër,” krahasuar me takimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar,

“Sa i përket LDK-së përshtypja jonë është që për dallim të herave të kaluara, kësaj here ka vullnet më të madh për ta tejkalkuar, gatishmëri më të lartë për bashkëpunim nga LDK. Opsionet që dalin në tavolinë janë në përpjestim me vullnetin dhe gatishmërinë. Edhe më shumë atëherë rritet opsionet. Për pozicione të ndryshe, përgjegjësi të ndryshms e si do të ndahen ato.

Prandaj tash çka mbetet është zhvillimet e brendshme në LDK. Natyrisht ata e kanë krejt autonominë e vet me vendos për gjërat e tyre të brendshme, ne s’jemi as t’i këshillojmë. Sepse ata ekzistojnë moti dhe dinë me i rregullu pujët e veta. E mua më duket që sa i përket bashkëpunimit, mu ka dukë që kësaj radhe ka pas një tjetër natyrë disjutimi prej herave të kaluara, na ka bërë më optimist që mund të gjejmë zgjidhje së shpejti,” tha Konjufca në konferencë për shtyp.