Zyrtare: Real Madridi e blen “Messin turk” për 30 milionë euro
Real Madridi ka njoftuar se e ka blerë talentin e madh turk, Arda Guler, nga Fenerbahce për 30 milionë euro.
Guler është blerja e katërt e Real Madridit në këtë fillim të afatit kalimtar të verës.
👋 @10ardaguler 👋#WelcomeArda pic.twitter.com/ba7ggjDj4y
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 6, 2023
Madridi u pajtua të paguajë më shumë se 17.5 milionë eurot e raportuara në klauzolën e tij.
Guler do të nënshkruajë marrëveshje gjashtëvjeçare me Madridin, i cili do t’ia paguajë 20 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro bonuse klubit turk.
Madridi e mposhti rivalin e përbetuar Barcelonën në garë për 18-vjeçarin.
Fenerbahce e konfirmoi largimin e tij drejt Real Madridit po ashtu, përmes një komunikate të enjten.
“Palët janë pajtuar në transferimin e lojtarit tonë profesional Arda Guler te klubi i futbollit i Spanjës, Real Madrid FC, në këmbim të shkëputjes së kontratës së lojtarit tonë për 20 milionë euro”, thuhet në komunikatë.
“Përveç shumës së transferimit, një bonus maksimal prej 10 milionë eurove do t’i paguhet klubit tonë nga Real Madridi, varësisht nga paraqitjet e lojtarit”.
Guler do të prezantohet si lojtar i Real Madridit të premten në mesditë dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës për t’i filluar përgatitjet për sezonin e ri.