Zyrtare: Milot Rashica kalon te gjiganti turk Besiktas - NACIONALE

Zyrtare: Milot Rashica kalon te gjiganti turk Besiktas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është zyrtare. Milot Rashica ka kompletuar transferimin e tij te gjiganti turk, Besiktas nga Norwich City, për një shifër rreth 5.5 milionë euro.

Rashica që kaloi një sezon të suksesshëm në Turqi te Galatasaray, duke u shpallur kampion e që ishte një nga meritorët, nuk pritej të transferohej te rivali i ish-skuadrës së tij, por kjo u bë e mundur vetëm në ditët e fundit.

Nënkryetari i Besiktas e priti anësorin e Kombëtares së Kosovës, ku nënshkruan kontratën me të cilin rast ai i uroi mirëseardhje 27-vjeçarit.

“Mirëserdhe në Besiktas dhe suksese me fanellën tonë të lavdishme,” tha Emre Kocadag.

Reprezentuesi kosovar nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me klubin e Stambollit, duke i dhënë fund dy viteve të tij në Carrow Road.

Besiktas kanë deklaruar në njoftimin e tyre zyrtar se tarifa totale e transferimit të rënë dakord për marrëveshjen është 4.5 milionë funte.

Rashica ishte në qendër të një sage të gjatë të transferimeve verore që përfshin Galatasaray, pas një huazimi gjatë sezonit që përfundoi me një titull të Super Ligës Turke.

Por 27-vjeçari i është bashkuar rivalëve të Stambollit, të cilët përfunduan në vendin e tretë 10 pikë pas Galas sezonin e kaluar.

Rashicës iu dha leja nga ‘Kanarët’ të hipte në një avion privat nga aeroporti i Norwich të martën për të finalizuar daljen nga Carrow Road.

Besiktas rriti interesin e tyre që nga fillimi i sezonit të Kampionatit pasi Gala nuk ishte në gjendje të përmbushte vlerësimin e Norwich Cityt në diskutimet e zgjatura.

Klubi turk zyrtarisht konfirmoi se ata ishin në diskutime të avancuara me kanarinët dhe kampin e lojtarit përpara se ai të arrinte të martën mbrëma.

Rashica u rikthye në skuadrën e David Wagner në kampin e tyre stërvitor parasezonal, pas një përfundimi të vonuar të sezonit të tij për Galan dhe Kosovën.

Por Wagner e bëri të qartë përpara barazimit 4:4 të së shtunës në Southampton se ai nuk do të ishte në planet e tij këtë muaj derisa të përfundonte programin e tij të fitnesit parasezonal.

Rashica largohet pasi ka bërë 40 paraqitje për Norwich, duke shënuar vetëm dy herë dhe duke bërë dy asistime. Ai do të veshë numrin 11 për ‘Shqiponjat e zeza’.

Lajme të ngjashme