Zyrtare: Interi e transferon Auguston nga Monza
Interi ka njoftuar për ardhjen më të re në klub. Zikaltrit kanën nënshkruar me mbrojtësin anësor, Carlos Augusto, i cili vjen nga Monza në formë huazimi me obligim blerje në fund të sezonit, për të zëvendësuar Robin Gosens që u largua në drejtim të Union Berlin.
Deklarata konfirmon se është një marrëveshje huazimi me opsionin për të blerë që bëhet një detyrim nëse plotësohen disa kushte.
It's official: Carlos is ⚫🔵#ForzaInter #WelcomeCarlos pic.twitter.com/eDxjipdO1D
— Inter (@Inter_en) August 15, 2023
Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Interi po paguan 4.5 milionë euro për periudhën e huazimit dhe ka opsionin ta bëjë atë të përhershëm për 7.5 milionë euro të tjera.
Ekzistojnë gjithashtu bonuse të lidhura me paraqitjen me vlerë rreth 4 milionë euro, duke e çuar koston totale deri në një maksimum prej 16 milionë euro.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2.2 milionë euro në sezon në San Siro.
Bem-vindo 🇧🇷 #ForzaInter #WelcomeCarlos
— Inter (@Inter_en) August 15, 2023
Braziliani bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë pesë asistime në 35 ndeshje.
Ai është zëvendësuesi i Gosens, i cili i është bashkuar Union Berlin për 15 milionë euro.
Deri në moshën 15-vjeçare, Carlos Augusto kishte luajtur si sulmues përpara se të kalonte në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë dhe të linte mbresa te Corinthians, nga ku mori ngritjen e shpejtë.
