Zyrtare: Ilkay Gungoan i bashkohet Barcelonës
Barcelona ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin Ilkay Gundogan, pas largimit të tij nga Manchester City si lojtar i lirë.
Kampionia spanjolle njoftoi se Gundogan do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, e cila përfshin një klauzolë liri në vlerë 400 milionë euro.
Marrëveshja, po ashtu, përfshin edhe mundësinë që Gundogan të qëndrojë në Camp Nou edhe për një vit tjetër.
💙❤ @IlkayGuendogan is CULER! pic.twitter.com/DrbOOIMSLe
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 26, 2023
Gundogan, 32 vjeç, kishte ofertë nga City për vazhdimin e kontratës, por vendosi të largohet në drejt të Katalonjës.
Trajneri i City Pep Guardiola ishte e etur për ta mbajtur Gundoganin, i cili ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës që e fitoi tripletën këtë sezon.
Mesfushori gjerman i zhvilloi 51 ndeshje në sezonin 2022/23, duke i shënuar 11 gola.
Gundogan, marrëveshja e të cilit me Cityn mbaron në fund të qershorit, tha se për të ishte kënaqësi dhe privilegj që luajti për këtë klub.
“Manchesteri ka qenë shtëpia ime dhe jam ndier pjesë e një familje shumë të veçantë në City”, shkroi ai.