Zyrtare: Firmino i bashkohet Mendyt te Al Ahli - NACIONALE

Zyrtare: Firmino i bashkohet Mendyt te Al Ahli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roberto Firmino është bërë ylli i fundit i futbollit evropian që i është bashkuar skuadrës nga Arabia Saudite, Al Ahli. Ish-sulmuesi i Liverpoolit kompletoi transferimin e tij, pasi më 30 qershor kontrata e tij me të kuqtë skadoi.

Firmino është bërë lojtari i fundit që shkon në Arabinë Saudite dhe kjo është njoftuar edhe në faqen zyrtare të klubit me anë të një video prezantuese për brazilianin, kështu duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas, N'Golo Kantes dhe Edouard Mendyt, ky i fundit gjithashtu u transferua te Al Ahli nga Chelsea, kështu që ai dhe Firmino do të jenë bashkëlojtarë në sezonin 2023/24.

Firmino kaloi tetë vite në Liverpool dhe shënoi 13 gola në 35 paraqitje sezonin e kaluar. Gjatë kohës së tij me të kuqtë, ai fitoi Premierligën, FA Kupën, EFL Kupën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, pra me një fjalë pothuajse të gjithë titujt se çka mund të fitohen me një skuadër.

31-vjeçari ishte transferuar nga Hoffenheim për 41 milionë euro te Liverpooli në vitin 2015 dhe që nga atëherë ai ka bërë në total në të gjitha garat 362 paraqitje, ku ka kontribuar me 111 gola dhe 79 asiste, ndërkaq për Brazilin paraqitet që kur debutoi më 12 nëntor të vitit 2014, duke bërë 55 paraqitje deri më tani dhe ka 17 gola të shënuar.

Lajme të ngjashme