Zyrtare: Drita emëron trajner grek
Nënkampioni i Kosoves, Drita, ka emëruar trajnerin grek, Akis Vavalis në krye të skuadrës së parë. Këtë e kanë bërë të ditur vet klubi me anë të një komunikate në rrjetin social Facebook.
Vavalis do të jete në krye të Dritës deri në fund të sezonit 2023/2024, por që në kontrat ka mundësinë për të vazhduar edhe për një vit.
Postimi i plotë i Dritës
𝐀𝐤𝐢𝐬 𝐕𝐚𝐯𝐚𝐥𝐢𝐬 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐲𝐧𝐞̈
Klubi jonë, FC DRITA ka knaqësin të prezantoj trainerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia.
Vavalis është pritur nga Drejtori Gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.
Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër.
Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.
Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis.
Καλώς ήρθες Ακη!💙
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦