Zyrtare: Bjellorusi - Kosovë zhvillohet në Hungari - NACIONALE

Zyrtare: Bjellorusi - Kosovë zhvillohet në Hungari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja ndërmjet kombëtares së Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Meqenëse UEFA e ka ndaluar Bjellorusinë t'i zhvillojë ndeshjet në shtetin e tyre, iu kanë kërkuar që ndeshjet si nikoqire të luhen në shtete tjera.

Edhe pse Greqia ishte përmendur si destinacioni i zgjedhur i Bjellorusëve, FFK tani njofton se ndeshja do të zhvillohet në Hungari.

"Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest", shkruhet në komunikatë.

Kombëtarja e Kosovës pas dy barazimeve në muajin mars synon vetëm fitore në dy ndeshjet e radhës që do ta mbanin në garë për kualifikimin tutje.

Fillimisht, "Dardanët" do të përabllen me Rumaninë në "Fadil Vokrri" më 16 qershor, e pastaj tre ditë më vonë udhëtojnë për në Hungari ku i pret Bjellorusia.

Momentalisht Kosova renditet e treta në grupin I me dy pikë të mbledhura, derisa Zvicra dhe Rumania janë lider me nga gjashtë sosh.

Lajme të ngjashme