Zyrtare: Bayern Munich e merr falas yllin e Dortmundit - NACIONALE

Zyrtare: Bayern Munich e merr falas yllin e Dortmundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin anësor Raphael Guerreiro të premten, i cili u largua nga Borussia Dortmundi si lojtar i lirë këtë muaj.

Mbrojtësi 29-vjeçar i dha fund marrëdhënieve shtatëvjeçare me Dortmundin dhe vendosi t’i bashkohet kampionit të Bundesligës në një marrëveshje trivjeçare.

FC Bayern e ka kompletuar afrimin e Raphael Guerreiro. Përfaqësuesi i Portugalisë i bashkohet kampionit rekord gjerman si lojtar i lirë, pasi u largua nga Borussia Dortmundi”, njoftoi klubi bavarez.

29-vjeçari, i cili luan kryesisht në krahun e majtë, ka nënshkruar kontratë deri më 20 qershor 2026”.

Portugezi do të ribashkohet me trajnerin Thomas Tuchel në Munih pas plot gjashtë vjetëve.

Ai e kishte kaluar sezonin 2016/17 nën urdhrat e trajnerit gjerman në Dortmund.

Pasi nënshkroi me Bayernin, Guerreiro tha: “Kur mora thirrjen nga Bayerni, vendosa shumë shpejt. Për mua është nder të jem në gjendje të luaj për këtë klub të madh. Unë po ashtu e vlerësoj shumë Thomas Tuchelin nga koha jonë së bashku në Dortmund.”

Unë jam lojtar që vazhdimisht e kërkon topin. Çështja është kontrollimi i lojës dhe unë dua të krijoj shanse shënimi. Do të jap gjithçka nga vetja që ne të fitojmë sa më shumë titujt që është e mundur. Kjo është filozofia e Bayernit.”

Portugezi nuk do të jetë mbrojtësi i fundit që Bayerni do ta afrojë sivjet, pasi është në bisedime edhe me Manchester Cityn për Kyle Walker dhe me Napolin për Kim Min-jae.

Lajme të ngjashme