Zyrtare: Astrit Selmani transferohet në Midtjylland
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, ka kaluar në kampionatin danez te Midtjylland në formë huazimi nga Hapoel Beer Sheva.
Pas tre sezonesh të kaluara në kampionatin suedez, 25-vjeçari kaloi në gjigantin izraelit, Hapoel Beer Sheva në verën e vitit 2022.
Në ligën suedeze ai la shenja të mira, pasi patë një mesatare të jashtëzakonshme, duke shënuar gol në çdo dy ndeshje dhe asistuar në çdo katër.
Selmani gjatë kohës në kampionatin suedez dhe atë izraelit ka shënuar plot 50 gola.
Midtjylland ka siguruar shërbimet e Astritit në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ka edhe një mundësi blerje përfundimtare.
Astrit Selmani skifter til klubben på en lejeaftale sæsonen ud fra Hapoel Beer Sheva 🤝
— FC Midtjylland (@fcmidtjylland) January 31, 2023
Aftalen indeholder en købsoption.
Drejtori sportiv i klubit danez, Svend Gravesen, e përshkroi futbollistin dardan si një lojtar me agresivitet të jashtëzakonshëm që di të bëjë presion te mbrojtësit kundërshtarë.
“Astriti është një lojtar i afet për të bërë presion dhe posedon një agresivitet të jashtëzakonshëm. Ai përmban shumë nga virtytet klasike të skuadrës sonë dhe ai duhet të ndihmojë që shprehja jonë të bëhet edhe më e qartë. Ai ka një nuhatje të mirë për gol dhe kjo mund të jetë e vlefshme për ne. Ai do të sjellë një dimension të ri në sulmin tonë.”