Zvicra i fton tre shqiptarë për ndeshjet e marsit, përfshirë Andi Zeqirin - NACIONALE

Zvicra i fton tre shqiptarë për ndeshjet e marsit, përfshirë Andi Zeqirin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zvicra i ka ftuar tre shqiptarë të Kosovës në ekipin e vet kombëtar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në fund të këtij muaji.

Zvicra është në një grup me Kosovën, por nuk do të përballet me dardanët në mars, raporton Nacionale.

Të përhershmit, kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kryesojnë listën e skuadrës Murat Yakin.

Yakin e ka ftuar befasisht këtë herë edhe Andi Zeqirin, për të cilin nuk kishte vend në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe në Kupën e Botës vitin e kaluar.

Ardon Jashari, një tjetër lojtar premtues që mund të vinte te Kosova dhe përfundoi te Zvicra, nuk u ftua nga Yakin për këto dy ndeshje.

Zvicra e hap fushatën kualifikuese kundër Bjellorusisë më 25 mars në Beograd, pasi kjo e fundit nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në shtetin e vet.

Tri ditë më vonë, favoriti i Grupit I kualifikues e pret Izraelin, rivalin e drejtpërdrejt të Kosovës për vendin e dytë.

Kosova dhe Zvicra nuk përballen deri në dy xhirot e fundit të fazës grupore, pra në shtator dhe nëntor.

Zeqiri, qëkur zgjodhi helvetikët duke ia shkelur zotimin që ia kishte thënë Kosovës, ka luajtur vetëm në katër ndeshje zyrtare në kombëtare helvetike.

Ai po luan tani për Baselin në Superligën zvicerane në huazim nga klubi i Premierligës Brighton.

23-vjeçari i ka bërë 14 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat për klubin zviceran.

Lajme të ngjashme