Ylli i Liverpoolit në bisedime me Galatasarayn
Mesfushori spanjoll i Liverpoolit, Thiago Alcantara, është takuar me përfaqësues të Galatasarayt, për një transferim të mundshëm nga të kuqtë te kampioni i Turqisë.
Në raportimet e shumta si në mediat turke ashtu edhe britanike, pretendohet se Galatasaray ka zhvilluar takime të shumta me Thiagon, me kampionin në fuqi atje që dëshiron spanjollin në radhët e veta për sezonin e ardhshëm në Superligë. Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Erden Timur ka udhëtuar në Angli në disa raste dhe i ka paraqitur një 'ofertë shumë të mirë' mesfushorit, siç thuhet tutje në mediat lokale, përcjell Nacionale.

Thiago pati vështirësi për të marrë minuta në fushë nën drejtimin e Jurgen Klopp sezonin e kaluar dhe u kufizua në 14 ndeshje të filluara në Premier League. Megjithatë, është e paqartë se sa do të kërkonte Liverpooli për 32-vjeçarin, i cili ka një kontratë që po hyn në vitin e fundit. Thiago thuhet se ka 'mirëpritur' interesimin e Galatasarayt, por Liverpool mund të mos ndihet njësoj.

Liverpool pagoi 23 milionë euro për të me nënshkruar Thiagon nga Bayern Munich në vitin 2020 dhe ai ka vazhduar të bëjë 93 paraqitje për klubin, duke fituar Kupën FA dhe Kupën e Ligës gjatë kohës së tij në Angli.

Çështja e Thiagos pritet të qartësohet vetëm në javët në vazhdim, veçanërisht nëse Galatasaray zyrtarizon interesin e tyre me një ofertë zyrtare.