Ylli amerikan Carmelo Anthony pensionohet nga NBA-ja pas 19 sezoneve - NACIONALE

Ylli amerikan Carmelo Anthony pensionohet nga NBA-ja pas 19 sezoneve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carmelo Anthony, i cili udhëhoqi kolegjin Syracuse drejt titullit kampion në NCCA e pastaj kaloi 19 vite të suksesshme në NBA, ka njoftuar pensionimin e tij sot nga liga më e fortë e basketbollit në botë.

Anthony, që nuk u paraqit për asnjë skuadër këtë sezon në NBA, pensionohet si basketbollisti i nëntë me më së shumti pikë në histori të kësaj lige.

Carmelo Anthony | Biography & Facts | Britannica

Vetëm LeBron James, Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone, Kobe Bryan, Michael Jordan, Dirk Nowitzki, Wilt Chamberlain dhe Shaquille O’Neal kanë shënuar më shumë pikë se Anthony, i cili përfundon karrierën me 28,289 pikë.

“Tani është koha të them lamtumirë... lojës që më dha një pikësynim dhe krenari,” tha Carmelo Anthony në një videomesazh ku njoftoi vendimin e tij, të cilin e quajti të hidhur.

Karriera e Carmelos tashmë është në librat e historisë, pasi ai është zgjedhur në mesin e 75 basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA-së, gjithashtu është zgjedhur 10 herë në mesin e yjeve (All-Star), ka një titull si koshashënuesi më i mirë në vitin 2013 dhe gjashtë herë është zgjedhur në ekipet më të mira të sezonit (2x All-NBA Second Team dhe 4x Third Team).

Melo Anthony të vetëm gjë që do ta vuajë është se asnjëherë nuk arriti të paraqitej në finalen e madhe të NBA, duke përfunduar karrierën pa asnjë titull, por të paktën ai e di se si është të fitohet diçka e rëndësishme.

Carmelo Anthony says Olympics will be good for his morale, 'to feel what success feels like' | For The Win

38-vjeçari e ndihmoi ShBA-në drejt tri medaljeve të arta olimpike, në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio De Janeiro 2016.

Ai mban rekordin për më së shumti paraqitje në Lojërat Olimpike për Amerikën, ku u paraqit 31 herë. Ndërsa 37 pikët e tij kundër Nigerisë në 2012-tën është një rekord tjetër në Olimpiadë për lojtarët amerikan, siç janë 10 tre-pikëshat nga ajo ndeshje.

Lajme të ngjashme