Xherdan Shaqiri lojtari më i paguar në MLS
Me 8.15 milionë dollarë në vit, duke përfshirë bonuset, mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, është lojtari më i paguar në ligën MLS, ku paraqitet për skuadrën Chicago Fire.
Duke u mbështetur në disa të dhëna të lëshuara nga MLS të martën, Shaqiri është lojtari që paguhet më së shumti në kampionatin e Amerikës Veriore, me 8.15 milionë dollarë në vit, pra rrogë më të madhe edhe se reprezentuesi italian, Lorenzo Insigne.
L'ancien Lyonnais Xherdan Shaqiri est le joueur le mieux payé de MLS !
— L'ÉQUIPE (@lequipe) May 17, 2023
L'international suisse du Chicago Fire touche 8,15 millions de dollars annuels, compensations incluseshttps://t.co/oQ5CxalGXM pic.twitter.com/QzPiYYKZwl
31-vjeçari, ashtu si në Lyon gjatë sezonit 2021/22, ka zhgënjyer edhe në muajt e parë te skuadra nga Illinois, me vetëm një asist në shtatë ndeshje këtë sezon (shtatë gola dhe 12 asiste në 36 ndeshjet e dy sezoneve të fundit).

Insigne që luan për Toronton sipas të dhënave paguhet 7.5 milionë dollarë.
Dy nga skuadrat me fillimin më të keq të sezonit në MLS, kanë në radhët e tyre katër nga shtatë lojtarët më të paguar në kampionat. Insigne dhe Federico Bernadeschi (6.3 milionë dollarë) luajnë në Toronto që është në vendin e 24-të, ndërsa Javier Hernandez (7.44 milionë dollarë) dhe Douglas Costa (4.51 milionë dollarë) luajnë në Los Angeles Galaxy, që radhitet e 28-ta nga 29 skuadra sa janë krejtësisht.
Në katër vitet e fundit sipas raportit, rroga bazë e lojtarëve në ligën MLS është rritur për 27%.
