Xhaka nuk dëshiron të pushojë, i bashkohet stërvitjeve me Arsenalin menjëherë - NACIONALE

Xhaka nuk dëshiron të pushojë, i bashkohet stërvitjeve me Arsenalin menjëherë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Arsenalit e kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk ka marrë ditë pushimi, kështu duke u nisur drejt për Dubai ku topçinjtë janë duke mbajtur kampin para rifillimit të sezonit në Premierligë.

Xhaka dhe Zvicra u eliminuan nga Kupa e Botës në Katar në 1/8 e finales, duke u turpëruar nga Portugalia me rezultat të thellë 6:1.

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane thotë se do të jetë emocionalisht e vështirë për t'u përballur me këtë eliminim, por ai është gati të kthehet menjëherë te Arsenali, i cili është në krye të Premierligës dhe kthehet në veprim më 26 dhjetor.

Switzerland falls again to first World Cup knockout punch - The San Diego Union-Tribune

Topçinjve iu dha një goditje të martën pasi Gabriel Jesus iu nënshtrua një operacioni në gju, që do të thotë se ai mund të jetë jashtë për tre muaj, dhe Xhaka dëshiron të ndihmojë Eddie Nketiah të përgatitet për t'u ngritur dhe për të udhëhequr linjën sulmuese.

“Sigurisht, emocionalisht nuk është e lehtë. Por kjo është pjesë e biznesit tonë, pjesë e futbollit”, tha Xhaka pas humbjes nga Portugalia për Evening Standard. “Duhet të rikuperoheni mirë. Premierliga është duke pritur dhe, natyrisht, doja të isha këtu më gjatë se kaq. Por ne e humbëm ndeshjen dhe jam i lumtur që kthehem tani me ekipin.

FIFA World Cup: Granit Xhaka dad rages at Zana Avdiu after Switzerland gesture against Serbia | Daily Telegraph

Kam diçka për të arritur atje dhe e di që skuadra është në Dubai për momentin duke bërë para-sezonin.

Unë po fluturoj përsëri në Dubai, do të kthehem te ekipi, do të kthehem në stërvitje dhe do të përpiqem të harroj turneun tani.”

30-vjeçari thotë se Jesus është një djalë i fortë dhe ky është vetëm një lëndim i vogël për të, ndërsa për Nketiah thotë se do ta përkrahin, edhe për arsyen se nuk kanë opsion tjetër.

Arsenal 1-0 PSV: Granit Xhaka secures Europa League knockout stage qualification

“Jesus është i fortë. Lëndim i vogël për të, ne do ta mbështesim. Ai e dinë që ne jemi prapa tij dhe shpresojmë se do të kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne kemi një opsion. Është Eddie Nketiah, ai tregoi ndeshje të mëdha dhe duhet ta përkrahim. Nuk kemi opsion tjetër”, tha Xhaka.

Lajme të ngjashme