Vendos goli i Martinellit, Arsenal triumfon me mund ndaj Leicesterit - NACIONALE

Vendos goli i Martinellit, Arsenal triumfon me mund ndaj Leicesterit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Leicester City, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.

"Topçinjtë" triumfuan me rezultat të ngushtë 0:1 për t'i arkëtuar pikët e plota.

Arsenal e nisi shumë më mirë duke gjetur golin përmes mesfushorit Leandro Trossard që shënoi nga distanca pas një asistimi të Granit Xhakës, por u anulua nga VAR-i për një faull në sulm.

Pas kësaj, Leicester gjeti rrugën drejtë rrjetës me anë të Kelechi Iheanacho, por edhe kjo u anulua për pozitë jashtë loje.

Një rast i dyshimtë ishte për Arsenalin pasi Bukayo Saka u rrëzua brenda zonës, por arbitri as nuk e shikoi VAR-in.

"Topçinjtë" e nisën për mrekulli 45-minutëshin e dytë, ku Trossard asistoi për Gabriel Martinellin dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë për të kaluar Arsenalin në avantazh (46').

Dubz - Instantly publish and share videos

null

Vetëm disa minuta më vonë, skuadra mysafire dyfishoi epërsinë me anë të Bukayo Sakas, por edhe kjo u anulua për pozitë jashtë loje.

Tutje, ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me dy skuadrat që nuk arritën t'i konkretizojnë rastet.

Me këtë fitore, Arsenal ikën plus pesë në kreun e tabelës me 57 pikë, derisa Leicester qëndron në pozitën e 14-të me 24 sosh.

Lajme të ngjashme